• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të jetë opozita problemi?

by Arjan Vasjari
03/05/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

JavaNews/ Për një standard politik universal, opozita nuk mund të jetë asnjëherë problemi real i një shoqërie. Problemi është gjithmonë pushteti! Ai zotëron financat,administrimin e së mirës publike,përgjegjësitë politike për rendin kushtetues  e të tjera si këto. Për pasojë, në rrafsh të komunikimit publik, tek pushteti  koncentrohet gravitacioni i interesit (dhe përgjegjësive) rreth asaj cfarë ndodh apo nuk ndodh në një vend. Pikërisht ky standard klasik i peshës së përgjegjësive i bënë pothuajse inegzistente cështjet që do ta zhvendosnin aksin e gjykimit  kritik nga pushteti tek opozita. Me pak fjalë, opozita e ka të pamundur të shndërrohet në një problem për jetën politike në një vend, relativisht, normal.

 Mirëpo,duhet të fillojmë të mësohemi gradualisht me idenë se, PD ia del mrekullisht ta përmbysë këtë standard. Dhe nuk është aspak e lehtë kjo po të kihet parasysh se,megjithë aferrat korruptive dhe dështimet spektakolare të mazhorancës, shqetësimi ynë politik përditë e më shumë po bëhet opozita. Aksioni i saj, ligjërimi politik, vështirësia për t’u ndjerë kompatibël me sistemin e kanë shndërruar opozitën në një prej patologjive tona demokratike.

Kjo nuk ka aspak lidhje me dyshimet mbi efektivitetin e sjelljes së saj,mbi aftësinë për t’u ringritur,mbi pikpyetjet serioze rreth kapaciteteteve të lidershipit të saj për ta organizuar atë.

Jo!

Këto mund të jenë,më së shumti, cështje të jetës së saj të brendshme . Opozita është shndërruar në problem sepse, kërkon të përligj  betejën e saj drejt pushtetit duke i riprodhuar shoqërisë, Shqipërinë që nuk është. Dhe në emër të kësaj Shqipërie irreale ka kaluar në ekstremin kushtetues të egzistencës së saj duke justifikuar  dhunën si një opcion demokratik.

Eshtë e sigurt se Shqipëria e Edi Ramës nuk është Shqipëria e mirë por,ajo nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria e revolucionit permanent që rri zgjuar në mendjen dhe gojën e opozitës. Qeveria e Edi Ramës  padyshim që nuk është ikona e qeverisë së denjë por,është gjithaq e padenjë ta përkufizosh atë si një “qeveri banditësh” dhe përmes kësaj të legjitimosh dhunën për ta përmbysur.

Deri dje besohej se “revolucioni demokratik” ishte vetëm një didaskali që ilustronte padurimin e opozitës për t’u rrikthyer në pushtet por,me thirrjen drejtuar shqiptarëve për armatosje dhe instruksionet për përdorimin e dhunës për rrëzimin e qeverisë,ajo konfigurohet si një platformë e qartë politike. E cila edhe në mos qoftë e mundshme si praktikë ,është e mjaftueshme si psikozë. Dhe nuk është pak! Tek e fundit, cfarë mund t’i bëhet më shumë një shoqërie sesa ta mbash pezull në makthin permanent  të imazheve të ’97? A mund të anashkalohet pa u shqetësuar një opozitë e cila paraqet jo vetëm Shqipërinë që nuk është por, edhe kërkon të riciklojë kohën e një Shqipërie që askush nuk dëshirë ta kujtoj?  A duhet më shumë se kaq për ta identifikuar opozitën si vetë problemin?

Eshtë kthyer, pothuajse, në një formulë glosatorësh mes atyre që përkujdesen për të shpjeguar opozitën se, ”qendrimet e Berishës nuk janë qendrimet zyrtare të PD-së”.  Në fakt, nuk mund të mos thuhet se, deklaratat për revolucionin demokratik, armatosjen e shqiptarëve dhe teknologjinë e rrugës për përmbysjen e qeverisë, kanë për autor Sali Berishën dhe jo PD-zyrtare.

Mirëpo, për arsye që lidhen, jo vetëm me fiziologjinë politike, mes PD-së dhe Sali Berishës, egzistojnë simbioza të tilla që të kujtojnë Majakovskin “…kur themi Lenini nënkuptojmë Partia dhe kur themi partia nënkuptojmë Leninin…”. Jo domosdoshmërisht kjo përbën një problem për Sali Berishën por, me sa duket, kjo po bënë që opozita të jetë problem për jetën tonë politike.

Për Javanews, Arjan Vasjari

a.k

Next Post

Auditimi i zgjedhjeve të 2015-ës, KQZ thirrje ekspertëve të aplikojnë

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Arjan,e shoh te domozdoshme te te kujtoj kengen e vjeter korcare :Te tjera ben,moj te tjera ,thua!Pra nga njera ane tregon se e njeh teorine politike,por nga ana tjeter,tregon se nuk te intereson,ajo qe njeh,por kerkon ate qe desheron.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In