• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aritmetika elektorale e kandidtëve të përbashkët të opozitës

by Eduard Zaloshnja
11/10/2022 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gjysma e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare (prill 2021) votuan për patitë e ndryshme opozitare (gjysma tjetër votoi për PS-në dhe PSD-në). Por në kampin opozitar ka ndodhur një frakturë e fortë qysh atëherë, që e pati zanafillën në shtatorin e vjetshëm (kur Lulzim Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së) dhe u mais në 6 mars të këtij viti (kur opozita garoi me kandidatë rivalë ndaj njëri-tjetrit në zgjedhjet e pjesshme lokale).

Pas të dyjave nga këto momente kyçe për opozitën, kam patur rastin të zhvilloj sondazhe rigoroze në terren, ku kam pyetur edhe se cilin nga liderat kryesorë politikë preferonin më shumë shqiptarët e thjeshtë.

Kështu, në shtatorin e vjetshëm, 14% preferonin Bashën, 14% preferonin Berishën dhe 4% preferonin Metën, ndër liderat opozitarë (42% të tjerë preferonin Ramën dhe 26% asnjërin prej tyre). Ndërsa pas disfatës së kandidatëve të Bashës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, pati një zhvendosje 6-përqindëshe të elektoratit demokrat nga Basha tek Berisha (shihni grafikun shoqërues).

Në sondazhin tim më të fundit (që e publikova para se Rama të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike), konstatohet se eksodi i përkrahësve të Bashës drejt Berishës nuk ka vazhduar – kuotat personale të Berishës kanë mbetur në nivelin e marsit, ndërkohë që Basha ëshë zhdukur praktikisht nga mejdani i politikës aktive (shihni grafikun shoqërues).

Në qoftë se mblidhen simpatizantët personalë të Berishës dhe të Metës shkojnë tek 25% e banorëve të rritur (reth 500 mijë). Kjo, sepse jo pak opozitarë tani kanë kaluar në sektorin “Asnjë nga këta” (38% në sondazhin e fundit, nga 26% që ishin në mars).

Dhe në qoftë se nuk arrihet një formulë e daljes me kandidatë të përbashkët opozitarë për kryebashkiakë (duke i ngjitur politikisht frakturat e mëparshme), opozita do të përfundojë me një grusht të vogël kryebashkiakësh të saj. Me afrimin e datës së zgjedhjeve 500 mijë simpatizantëve të sotëm të Berishës e Metës (sidomos të këtij të fundit) pritet t’u shtohen edhe të tjerë, por pa bashkim të plotë opozitar, është vështirë të kapërcehet muri 800-mijësh i Ramës.

Next Post
4000 euro për t’u rritur në gradë/ SPAK mbyll hetimet për pedagogun dhe inspektorin e policisë, ja akuzat

Tentuan të helmonin Luftar Reçin, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dy të akuzuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In