Robben aktualisht ka dhe një vit kontratë me Bayern Munich, por ish-lojtari i Real Madridit dhe Chelseat, në një intervistë ka lënë të kuptohet se sezoni 2017/18, me shumë mundësi do të jetë i fundit në karrierën e tij të gjatë.
“Karrierës sime po i vjen fundi dhe më duhet të pajtohem me këtë”, ka thënë Robben.
“Nga dita në ditë jam duke menduar se çka do të bëj pas mbylljes së karrierës. Momentalisht jam i relaksuar dhe nuk po shqetësohem për asgjë, por të shohim ndoshta do t’i jap fund në vitin tjetër”, ka përfunduar holandezi.











