• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argjinatura në Mengël/ Balla inspekton punimet: Zgjidhëm një problem shumëvjeçar me përmbytjet

by Java News
10/08/2019 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja inspektuan punimet që po kryhen në disa zona të Elbasanit, qytet e fshat.

Ata u ndalën në investimin që po bëhet për disiplinimin e ujërave të rrëmbyer të përroit të Larit, në Mengël. Në fjalën e tij Balla tha se duke qenë se ky përrua kalon në mes të zonës së banuar, jo rrallë herë ai ka shkaktuar përmbytje.

“Gjithë pjesa poshtë aksit Elbasan-Labinot ka vuajtur nga përmbytjet për shkak të ujërave që shkaktohen nga përrenjtë të cilët derdhen në Shkumbin. Kjo lagje e Menglit e ka vuajtur më së shumti këtë problem pasi 2-3 herë në vit përmbytej nga ky përrua që kalon në mes të lagjes. Përmbytjet kanë shkaktuar edhe problematika në mirëfunksionimin e ujësjellësit të qytetit.

Ky është një investim i menjëhershëm i bashkisë dhe jemi këtu së bashku me Gledin për të parë këtë punë intensive që Bashkia Elbasan ka filluar me kryetarin e ri. Ka qenë një prej shqetësimeve që e kemi ngritur gjithmonë, por që nën drejtimin e Gledit po merr një zgjidhje të menjëhershme” deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Llatja tha se investimi konsiston në krijimin e një kanali të betonuar përgjatë gjithë zonës së banuar deri në derdhjen e tij në Shkumbin, si dhe pritave mbrojtëse. “Punët me cilësi janë qëllimi jonë, fokusi ynë kryesor dhe prandaj po dalim t’i inspektojmë të gjitha personalisht, sigurisht me inxhinierët dhe specialistët e bashkisë. Jemi të gjithë në terren për të monitoruar punët publike që po bëhen, për të monitoruar të gjithë investimet që po bën Bashkia e Elbasanit dhe që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Me këtë investim zgjidhim edhe një problem shumëvjeçar me përmbytjen në sistemin e pompave të ujësjellësit të qytetit” u shpreh Llatja. /l.m

Next Post
Zjarr i madh në Greqi, në gadishmëri nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Zjarr i madh në Greqi, në gadishmëri nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In