• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argjentinë- Kroaci/ Gazetari filoserb i Gjirokastrës, mallkon me shpirt kroatët

by Java News
22/06/2018 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cila është më e thellë dhe më e ashpër, armiqësia serbo-shqiptare apo ajo serbo-kroate? Më e thellë është e para, por ka gjasë që më e ashpër të jetë e dyta.

Mjafton statusi i një gazetari shqiptar, një gjysmë serbi për shkak të shkollimit atje, madje fetar mbi të gjitha, për të kuptuar se sa e ashpër është kjo armiqësi mes dy popujve sllavë me besim të ndryshëm, njëri ortodoks e tjetri katolik.

“Zoti i dhëntë force Argjentines sot te qerroje hesapet me ustashet e Kroacise. Messi u befte heroi i takimit, ndersa kroatet si kombi me imoral ne Ballkan poshte e me poshte i uroj te shkojne”,shkruan Piro Nase, një gazetar lokal në Gjirokastër, i njohur si filoserb.

Edhe Nase e ka theksuar deri diku arsyen e kësaj armiqësie: ustashllëkun e kroatëve. Regjimi ustash ishte ai që njihet si kolaboracionizmi kroat i Luftës së Dytë Botërore, rreshtimi pra me fashizmin dhe nazimin, ndërkohë që serbët u rreshtuan me Rusinë, apo ndryshe me Aleatët.

Serbët pretendojnë se ustashët i vranë dhe i masakruan atëbotë, duke dhënë shifrën e 700 mijë viktimave prej tyre, ku simbol të përsekutimit mbajnë ish-kampin kroat të vdekjes, Jasenovacin. Kroatët e kundërshtojnë diçka të tillë, por gjithsesi nuk e fshehin dhe ata armiqësinë që ushqejnë për serbët, e yshtur edhe nga elementi i diferencës fetare, plotësuar më pas nga egoja nacionale.

U ushqye fort kjo në ’90-ën, kur ia behu dhe era e luftës që do çonte më pas në shkërmoqjen e Jugosllavisë, rithemeluar pas ‘45-ës nga kroato-slloveni Tito nën moton “Bashkim-Vëllazërim”.

Nga ana tjetër, kroatë e shqiptarë kanë patur e kanë një relacion permanent miqësie, ku simbol mbetet ish-presidenti Stipe Mesiç, një mik i deklaruar shqiptarësh.

Vitet e fundit, politika e Beogradit dhe ajo e Zagrebit kanë tentuar të përafrohen drejt një pajtimi, por një përplasje e fundit ka treguar se kjo është mjaft e vështirë, e se palët i kanë gjithnjë të aktivizuara armët e armiqësisë.

Muaj më parë, Zagrebi ia ndaloi hyrjen ministrin të Mbrojtjes Vulin, pas deklarimeve të këtij të fundit se lejen për të hyrë në Kroaci e merr vetëm nga Vuçiç, ndërsa Sheshel shkoi e dogji flamurin kroat në parlamentin e vendit të tij, mu gjatë një vizite zyrtare që një delegacion parlamentarësh nga Zagrebi po vizitonte Beogradin.

Në planin sportiv, dyshes serbe Crvena Zvezda – Partizan i Beogradit, i përgjigjet historikisht dyshja Hajduk Split – Dinamo e Zagrebit.

Po duke mbetur në planin sportiv, në realitetin e Botërorit, fitorja e kroatëve ndaj Argjentinës, duhet t’i këtë bërë serbët më të motivuar për ta bërë të njëjtën gjë përballë fqinjëve latinoamerikanë, Brazilit, në ndeshjen e pritshme mes tyre. Sepse, siç mund të kuptohet dhe nga statusi i gazetarit shqiptaro-serb nga Gjirokastra, në Serbi duhet të jetë përjetuar keq trimfi kroat ndaj Argjentinës së Leo Messi-t. (tesheshi)

ma.me

Next Post
Stuhia rrëzon pemët në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve për trafikun (FOTO)

Stuhia rrëzon pemët në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve për trafikun (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In