Derbi i shumëpritur i i Amerikës së Jugut midis Argjentinës dhe Brazilit, i cili duhej të luhej në orën 1:00 të mëngjesit të sotëm, është shtyrë për shkak të reshjeve të shumta në; Buenos Aieres.
Fusha e stadiumit “El Monumental” u bë e papërdorshme dhe takimi u anulua përfundimisht 45 minuta para orës së nisjes.
Nëse nuk do të ketë probleme të ngjashme, takimi do të luhet sot në mesnatë me orën e Shqipërisë.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e botërorit Rusi 2018 dhe për momentin dy skuadrat më të mira të Amerikës Latine nuk janë në pozita të favorshme.