• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argitës i takon!

by Dritan Hila
25/12/2023 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Është një shqetësim i pashuar në radhët e ndjekësve të Berishës se kush do ta drejtojë Foltoren, nga momenti që Berisha do të jetë në arrest shtëpie ose në burg. Është një shqetësim i atyre që iu bashkuan me idenë që Berisha do ta hapte partinë dhe korigjonte gabimin që bëri me Bashën.

Është shqetësim edhe i ndjekësve fanatikë të Berishës, ata që janë me të se nuk dinë ku të shkojnë, e kanë fis apo shpresë të fundit për të kapur ndonjë lek.

Berisha ka thënë që do ta drejtojë ai. Për këtë nuk duhet të ketë dyshime. Foltorja është e gjitha e tij. Ndryshe nga PD e cila ishte një krijim i shoqërisë opozitare shqiptare, Foltorja ishte një krijesë totalisht e Berishës. Askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë zbatimin e rregullave, konkurencën, ideologjinë apo parimet. PD tashmë është e Lulzim Bashës.

Vula, emri, elektorati që nuk duronte Berishën, gjithçka tashmë janë të Bashës. Kurse Foltorja është e Berishës. Berisha është aksioner i vetëm, CEO, bord drejtues. Është e tij dhe pikë. Ai ka të drejtë se kujt do ia lërë trashëgimi dhe meqënëse e ka vendosur që do ia lërë të bijës, kjo është e drejta e tij.

Natyrisht që kalimi do të jetë gradual derisa veshët e ndjekësve të mësohen me këtë rutinë dhe një ditë të bukur të shohim një fjalim si ai i 2013-ës ku dorëhiqet po këtë radhë ka për të qenë një dorëheqje pa prapamendim; pa hile por me gjithë zemër.

Fundja ia lë njeriut për të cilën çdo qënie njerëzore ka dobësi të veçantë, vajzës. Natyrisht qe do t’i japë këshilla por asnjëherë ta komandojë.

Ose mund të përjetojmë edhe skenarin kur mbetet formalisht në komandë por Argita butë e butë merr drejtimin dhe vendos njerëzit e saj. Secili nga skenarët ka 50% mundësi. Ndërkohë kush ka ndërmend të rrijë aty duhet të mësohet me këtë fakt. Kush lufton për karierë, ose duhet të zërë radhën tek zyra e Argitës ose të shikojë për një punë tjetër pasi 10 vendet e para janë zënë.

Next Post
“Janë nja 5 të tjerë, kam marrë kredi…” I riu zhvat 15 mijë Euro për pasaportë bullgare. Emri

“Janë nja 5 të tjerë, kam marrë kredi…” I riu zhvat 15 mijë Euro për pasaportë bullgare. Emri

Comments 1

  1. Bylis Qytet says:
    2 years ago

    Imagjinoni nesër apo pasnesër, kur të përballen PD e Bashës me PD-foltoren e Argitës, me njëri tjetrin.
    Dhe siç e ka zakon Saliu, që u përmend njerëzve dashnorët apo dashnoret e para 40-50 vjetëve, të ngrihen të përgojuarit po nga Saliu, e ti thonë Argitës që ti ke qenë dashnore e Luli Bashës, dhe bile një nga katër fëmijët, e ke me të.
    A ka bythë të rrijë kjo punë.
    Vetëm duke zbatuar ato që Saliu u bënte të tjerëve.
    Prandaj, kot nuk thonë, MOS U BËJ TË TJERËVE, ATË QË NUK KE QEJF QË TË TJERËT, TË TË BËJNË TY.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In