• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argita: Protesta poshtë shtëpisë së Berishës filloi spontanisht. Një formë disiplinimi që i shërben shumë PD e shoqërisë

by Java News
20/05/2024 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN ishte Argita Malltezi, vajza e liderit demokrat të Rithemelimit, Sali Berisha, e cila ka folur në lidhje me atë që po ndodh brenda kësaj force politike dhe aksionin opozitar prej disa muajsh tanimë, që prej lënies në “arrest shtëpie” të Berishës.

E pyetur nëse protesta që mbahet cdo ditë poshtë shtëpisë së liderit demokrat është e arsyeshme dhe nëse ka një deadline për mbajtjen e saj, Malltezi u shpreh se, kjo është një protestë që nisi në mënyrë spontane, pavarësisht se, sipas saj, juridikisht nuk e kishte menduar që do të arrinte deri në këtë pikë.

Malltezi shton gjithashtu se, protesta synon të përçojë një mesazh te qytetarët për kauzën në fjalë dhe për kapjen e sistemit të drejtësisë, që është një çështje që mund të trokasë në dyert e secilit prej tyre.

“Në datë 30 maj bëhen fiks pesë muaj nga data e caktimit të masës së arrestit, protesta ka nosur dy ditë më vonë. Por në raport me Jamarbër Malltezin, kjo ka nisur dy muaj e gjysmë më përpara kështu që është edhe më e hershme sesa kaq.

Kjo është një protestë që filloi në mënyrë spontane, sepse pavarësisht se çdo gjë pritet nga ky pushtet, juridikisht nuk e mendoja që do të arrinte deri këtu. Protesta ka një qëllim dhe ky është kundërshtimi i vendimit për arrestimin e kreut të PD si mjet për të nënshtruar opozitën dhe sigurisht që e arrin qëllimin e saj atëherë kur të bjerë kjo kauzë, pasi nuk do të jetë më çështje.

Ne presim që procesi ligjor, që është i kontrolluar nga ato që japin urdhra politikë, të avancojë duke na mundësuar ankimime të mëtejshme në forumet ndërkombëtare, por pikë së pari kjo protestë synon të përçojë një mesazh te qytetarët për kauzën në fjalë dhe për kapjen e sistemit të drejtësisë, që është një çështje që mund të trokasë në dyert e secilit prej tyre.”, u shpreh ndër të tjera Malltezi në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN.

Protesta, një formë disiplinimi që i shërben shumë PD dhe shoqërisë

E ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN Argita Malltezi u pyet nëse ka pasur momente kur kjo e fundit dhe vetë PD e kanë menduar që ndoshta investimi për të shkuar çdo natë mund të jetë jo aq frytdhënës sa mund ti duhej Sali Berishës dhe PD.

Sipas Malltezit, kjo protestë është një formë disiplinimi që i shërben shumë PD dhe shoqërisë. Së pari protesta është bërë shqetësim për Edi Ramën dhe enturazhin e tij dhe kjo ka të bëjë me vendosmërinë që protesta përçon.

Por, sipas saj, sigurisht që ky nuk është i vetmi veprim i Partisë Demokratike, pasi kjo forcë politike e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet veprimtarisë së strukturave, nëpërmjet protestave masive dhe veprimeve në Parlament.

A ka pasur momente të caktuara kur keni menduar që ndoshta investimi për të shkuar çdo natë mund të jetë jo aq frytdhënës sa mund ti duhej Sali Berishës dhe PD? Pra, a mund të ishit ndoshta më rezultative me një sfond tjetër veç kësaj proteste poshtë shtëpisë?

Së pari, kjo protestë është një formë disiplinimi që i shërben shumë PD dhe shoqërisë. Së pari protesta është bërë shqetësim për Edi Ramën dhe enturazhin e tij dhe kjo ka të bëjë me vendosmërinë që protesta përçon. Sigurisht që nuk është i vetmi veprim i Partisë Demokratike, pasi kjo forcë politike e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet veprimtarisë së strukturave, nëpërmjet protestave masive dhe veprimeve në Parlament. Dhe mendoj që është një ushtrim shumë me avantazh për çdo forcë politike, por për PD në veçanti, që i ka pasur këto në arkivat e saj të rezistencës./m.j

Next Post
Mos ma prekni Bubulinën” (Mbi debatin Vehbiu-Koçollari)

Mos ma prekni Bubulinën” (Mbi debatin Vehbiu-Koçollari)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In