• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arena Kombëtare”/ Dy kate parkimi nëntokësor te kulla, ja pse u ndryshua projekti

by A R
29/12/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet në “Arenën Kombëtare”, që po ndërtohet në kryeqytet, po ecin me një ritëm të kënaqshëm, por së fundmi është hasur një problem në themelin e njërës prej tribunave anësore, ku është dashur të ndryshohet projekti fillestar.

Lidhur me këtë çështje personi përgjejgjës për infrastrukturën në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, ka shpjeguar edhe ndryshimin e projektit që i ka dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Për “panorama sport” Dervishaj u shpreh: “Në themelin e tribunës anësore nga qyteti u pa e nevojshme që të përforcohej bazamenti për shkak të një problematike të hasur. Kjo kërkoi edhe nevojën për një ndryshim të projektit dhe tashmë pjesa nëntokësore do të jetë dy kate. U mendua që ta shfrytëzonim diçka të tillë, për të mos e mbushur me beton, por ta bënim dy kate parking”, ka deklaruar Dervishaj
maxresdefaultAfatet
Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ecuria e punimeve është brenda pritshmërive. Kjo pasi momentalisht nuk ka asnjë pengesë dhe problematikë për firmën e ndërtimit, e cila është duke ecur me ritme të kënaqshme. “Pritet që në fund të muajit janar apo në fillim të shkurtit të ketë përfunduar plotësisht pjesa tokësore dhe të nisë ngritja mbi tokë e impiantit”, shton Dervishaj.

Punimet
Nga sa shihet edhe në foton ilustruese, në tribunën qendrore dhe atë përballë, pothuajse është përfunduar puna për ndërtimin e themeleve. Për momentin, puna është përqendruar në përfundimin e themelit edhe për tribunën anësore të pjesës nga qyteti. Kjo do të bënte që më pas të përfundonte plotësisht puna për dy katet nëntokësore që do të jenë në impiant, për të filluar më pas me ngritjen e impiantit mbi sipërfaqen e tokës.

Firma ndërtuese është duke shfrytëzuar në maksimum kohën dhe në kantier janë të përqendruar forca të shumta punëtore. Tre vinça të mëdhenj janë ngritur mbi kantier, që përdoren për ngritjen dhe zhvendosjen e mjeteve të ndërtimit dhe materialeve të ndryshme. Moti i kthjellët ka qenë një avantazh i madh në këtë periudhë, pasi u ka dhënë mundësinë punëtorëve dhe firmës që të programojnë qetësisht dhe lehtësisht kohën e kryerjes së fazave të ndryshme në gërmimin dhe ndërtimin e themeleve.
Veliaj-gjate-inspektimit-te-stadiumit-te-ri-Arena-Kombetare-1Siç është thënë nga drejtuesit e lartë në FSHF, ky impiant është parashikuar në kontratë që të përfundojë brenda dy viteve nga dita e nisjes së punimeve, pasi në rast të kundërt janë përcaktuar edhe disa penalitete.

Ndërkohë, kreu i FSHF-së ka deklaruar së fundmi se institucioni që ai drejton ka bërë kërkesën në UEFA e FIFA për të qenë kandidat për të mirëpritur finalen e Superkupës së Europës që do të zhvillohet në vitin 2019. Për të bërë të mundur diçka të tillë, pikë së pari duhet të ketë përfunduar impianti brenda afateve dhe të jetë certifikuar nga UEFA e FIFA, dhe më pas të pranohet kjo kërkesë e institucionit të futbollit./a.m.

Next Post
David Cameron jep dorëheqje edhe si deputet

Cameroon favorit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In