• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës, gjykata: S’ka prova që është goditur nga fadroma!

by Java News
09/02/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardit Gjoklaj i gjetur i pajetë në landfillin e Sharrës mund të jetë vrarë jashtë fushës së mbeturinave dhe trupi i pajetë i tij mund të jetë transportuar aty nga një mjet ende i paidentifikuar. Është ky një ndër argumentet e shkruara në vendimin nr.1170 datë 17 prill 2018 në gjykatën e Tiranës e cila bazuar në akt-ekspertimet sqaron se viktima mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është hedhur aty për të humbur gjurmët.

Sipas ekspertëve, këtë e provojnë edhe analizat e ADN-së, ku rezultojnë se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë në landfill. “Në lidhje me aktin e ekspertimit janë pyetur edhe mjekët ligjorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja/dëmtimet e para të kenë ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”, thuhet në ekspertizën e mjekëve ligjorë.

Por, fakti që hedh dritë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ekzistenca e një makine të dyshimtë. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës theksohet se sipas aktit të ekspertimit të pamjeve me nr.33, dt.16.01.2018 rezulton se, në orën 4:17:53 të datës 07.08.2017 duket në pamje nga drita që hedh një mjet i dyshimtë që vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet çfarë mjeti është. Ky mjet, sipas ekspertëve, qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet po në drejtim të ardhjes ndërsa, fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, që në pamje filmike punëtoret nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty.

“Nga akti i ekspertimit del se, mjeti fadromë gjatë këqyrjes së pamjeve filmike nuk u konstatua që të punojë tek vendi, ku është gjetur trupi i të ndjerit nga ora 02:52:20 deri në orën 14:17:21 të dt.07.08.2018, për pamjet që janë vendosur në dispozicion”, shprehen ekspertët.  Gjykata ka pyetur ekspertët edhe në lidhje me mekanizmin e funksionimit të mjetit fadromë dhe mekanizmit të lëvizjes së tij me zinxhirë, si dhe dëmtimeve që janë konstatuar te viktima të evidentuar nga ekspertët mjeko-ligjore.

Ata janë shprehur se nëse viktima do të ishte dëmtuar nga mjeti fadromë, dëmtimet nuk do të ishin të kësaj natyre periferike, por të një kategorie shumë më të rëndë. Ekspertët kanë shpjeguar se “probabiliteti më i madh është që trupi i viktimës të të ndjerit të jetë transportuar bashkë me këto mbetje me të cilat është gjetur i përzier. Ky fakt shikohet dhe te mungesa e mbetjeve kockore, indit trunor dhe gjakut në vendngjarje, të cilat mungojnë në trupin e viktimës, flasin për faktin se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes së trupit.

“Në trupin e viktimës nuk kishte sasi gjaku, kur një trup normal ka 5 litra gjak, ku kjo sasi gjaku ka humbur në vendin ku janë shkaktuar dëmtimet e para të viktimës”, thonë ekspertët, të cilët arrijnë në përfundimin se në këto rrethana bie çdo dyshim apo pretendim i organit të akuzës se mjeti i fadromës është futur në vendin ku është gjetur trupi i viktimës dhe se këto dëmtime janë shkaktuar pikërisht nga ky mjet.  Përgjegjës për ngjarjen në fjalë u ngarkuan punonjësit e firmës dhe fadromisti, të cilët u akuzuan për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut. Por, pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata doli në përfundimin se nuk ka vepër penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithsesi, fadromisti Edmond Kollari u denua për mungesë të patentës përkatëse për manovrator. Fadromistit Edmond Kollari pak ditë më parë iu bë një atentat në rrugën “5 Maji” në kryeqytet./raport.tv

/a.meta

Next Post
KOSOVE/ Abuzuan seksualisht me minorenen, gjykata lë në burg policin dhe mësuesin

KOSOVE/ Abuzuan seksualisht me minorenen, gjykata lë në burg policin dhe mësuesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In