Ardit Gjebrea është revoltuar me revistën “Charlie Hebdo” që në numrin e saj të fundit ka publikuar një karikaturë sipas të cilës, kur të rritej, vogëlushi Aylan Kurdi do t’u fuste duart femrave në Gjermani. Gjebrea thotë se kjo është e turpshme.
“Turp – Charlie Hebdo!
I kujtoni shqiptarët në 1990? I kujtoni anijet që dukeshin male njerëzish lëvizëse?… E kemi kaluar apo jo?!
Edhe Alani i vogël, pjesë e botës tonë ishte.
Ndersa ajo pjesa tjetër kur ironizon, është e papranueshme.
#unenukjamCharlie!”, shkruan këngëtari, i cili ka fituar edhe një çmim në festival me këngën “Jon”, kushtuar shqiptarëve që iknin në të njëjtën mënyrë drejt Italisë, në fillim të viteve ’90.