Midis autorëve të ndryshëm nga vende të Europës, Shqipëria do të përfaqësohet në Festivalin e përvitshëm të Letërsisë së Re nga Europa, që do të zhvillohet në datat 6-9 nëntor 2015 në Nju Jork, me shkrimtarin dhe publicistin Ardian Vehbiu. Lajmin e bën të ditur Ministria e Kulturës, e cila përveç të tjerash thekson se është e para herë që Shqipëria përfaqësohet në këtë Festival të mirënjohur, ç’ka u bë e mundur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
“Nga Festivali i Tiranës në atë të Nju Yorkut, letrat shqipe vijojnë komunikimin me tjetrin” transmeton atsh lajmin. Në festivalin ”New Literaure from Europe” shkrimtari dhe publicisti Ardian Vehbiu do të jetë pjesëmarrës në dy panele konkretisht “Përgjegjësia në të shkruar”, i moderuar nga Maaza Mengiste, dhe në panelin “Të mblidhemi bashkë”, ku do të lexohen pjesë nga romani “Bolero” i Vehbiut. Festivali “Neë Literaure from Europe” është festa vjetore e shkrimit nga kontinenti evropian.
Ky festival organizohet nga European Union National Institutes for Culture (EUNIC) dhe Instituti i Kulturës Europiane me qendër në Nju Jork.