• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ardian Fullani në Apel, kërkon 50 milionë lekë dëmshpërblim

by Aalison Pearse Stevens
26/06/2016 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardian Fullani, ish-guvernatori i shkarkuar pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e BSH-së, ka kundërshtuar në Apelin Administrativ vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës ndaj tij. Bëhet fjalë për vendimin e datës 2 qershor 2016, për padinë e Fullanit kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës.

Nga kërkimet e Fullanit për pavlefshmëri të vendimit të shkarkimit të tij, rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblim financiar e moral në shumën 50 milionë lekë në total, Shkalla e Parë pranoi pjesërisht padinë, duke dëmshpërblyer Fullanin me 12 paga mujore, vetëm për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga BSH.

Përmes një ankimi prej 47 faqesh në total, i depozituar në Apel, ish-guvernatori pretendon se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pjesërisht në zbatim të gabuar të ligjit dhe si i tillë, duhet të ndryshohet, duke i pranuar plotësisht padinë. Përveç deklarimit të pavlefshëm të vendimit për shkarkimin e tij dhe dëmshpërblimin, Fullani kërkon rikthim në detyrën e Guvernatorit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.

ARGUMENTET

Në 47 faqe ankim, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, avokatët e Fullanit, Maksim Haxhia e Erinda Ballanca, kanë renditur të gjitha argumentet ligjore pse vendimi i Shkalës së Parë duhet të ndryshohet. “Shkarkimi nga detyra i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i iniciuar nga Këshilli Mbikëqyrës si hallka e parë e procedurës dhe më pas i propozuar në Kuvend nga Komisioni i Ekonomisë dhe i votuar në Kuvend, shkelje flagrante të ligjit material dhe procedural”, thuhej në ankim.

Duke përmendur vjedhjen në BSH, avokatët pretendojnë se “as në momentin e shkarkimit, por as edhe sot, pasi kanë marrë formë të prerë vendimet penale në lidhje me këtë çështje, nuk ka rezultuar asnjë formë bashkëpunimi midis paditësit dhe personave, të cilët janë implikuar në këtë vepër penale.

“S’MUND TË PUNOJË”

Gjatë gjykimit të padisë në Shkallën e Parë, gjykata administroi si provë një raport psikologjik, sipas të cilit ishguvernatori kishte pësuar dëm maksimal psikologjik, që ishte manifestuar me gjumë të shqetësuar, me ëndrra e ankth tek ish-guvernatori, me mungesë të theksuar të oreksit dhe me ulje në vetëvlerësimin e tij. Në ankim pretendohej se Fullani do ripërjetonte dëmin moral, nëse do të punonte në një nivel më të ulët të nivelit bankar.

“Është e kuptueshme që pala paditëse, Adrian Fullani, deri në deklarimin e pavlefshmërisë së akteve, sipas objektit të padisë, nuk do dhe nuk do mund të kryejë asnjë funksion tjetër publik apo privat, edhe për faktin se me siguri ai do të ripërjetojë të njëjtin dëm jopasuror, duke punuar në një nivel tjetër më të ulët të sistemit bankar apo atij financiar, me kredibilitet dhe personalitet të dëmtuar dhe të parivendosur në vend, premisa këto që do të ndikojnë në ushtrimin në mënyrë jo të qetë të çdo funksioni apo posti”, thuhej në ankim.

Panorama/d.i.

Next Post

Mori peng ish-të fejuarën, dënohet me dy vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In