• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arbitrazhi, Asosacioni dhe pse historia shpesh na lë me gisht në gojë!

by Ben Andoni
19/11/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ende ka një paqartësi të madhe sa i përket draftit të Asosacionit në Kosovë. Paçka emrave të fundit dhe eufemizmave që përdoren. Nga shumë palë, individë dhe institucione mëtohet se kanë njohuri për dokumentin bazë (Shumë larg draftit të FES, atij të Ramës, etj.), por paradoksalisht ai nuk bëhet i qartë. Se kur do kenë kohë teknicienët ta shqyrtojnë dhe të japin mendim, kjo nuk kuptohet. Çuditërisht aksesohet për politikanët, që shpesh kanë treguar mungesa kulture dhe përgjegjshmëri, qoftë në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Ajo që kuptohet qartë është se palëve serbe dhe kosovare po u jepet kohë të sheshojnë mosmarrëveshjet dhe problemet e brendshme. Drafti është gati për firmë. Do ketë pak axhustime. Arsyeja: Serbia të marrë frymë e të ketë kohën e mjaftueshme të mbyllë zgjedhjet; Kosova, ndarjet e mëdha të brendshme dhe mëtimet patetike. Ndërkohë, individë që mëtojnë se e kanë parë draftin, sipas interesave, referojnë dy kahet pozitive dhe negative. Një gjë po duket qartë: Kosova falë angazhimeve të saj dhe lëshimeve që ka bërë në kohë është drejt finalizimit të draftit të Asosacionit. Në këtë periudhë të vështirë, qeveria Kurti tërheq dhe masat shtrënguese të faktorit evropian. Një akt demonstrimi i forcës mbi palën e dobët.  Ndërkohë çështja “Bajnska” jo vetëm është harruar për Serbinë, por ajo tashmë është larg e më larg realitetit të masave shtrënguese. Ca zëra pro këtyre masave më shumë kundrohen si miq të Kosovës dhe vetëm kaq. Një paradoks që vetëm burokracia e ngatërruar e kolegjialiteteve evropiane mund ta shpjegojë.

Një alarm ka ardhur nga zyrtarë, që tashmë e quajnë të kryer Çështjen e Asosacionit, lidhur me atributet e tij dhe sidomos përplasjet e mundshme, që do kenë strukturat e këtij organizimi me qeverinë qendrore të Kosovës. Problemi më i madh është neni 42, kanë theksuar zyrtarët e AAK-së, që e kanë konsultuar për 45 minuta!!! Ky nen 42 lidhet drejtpërdrejt me Komisionin e Arbitrazhit, që nënkupton të zgjidhë konfliktet e papajtueshmërisë dhe përballjet e niveleve të qeverisjes. Komisioni i Arbitrazhit duket se do të menaxhohet prej Bashkimit Evropian, prej deklaratave të Besnik Tahirit, kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, që e ka përcjellë dokumentin. Po atëherë për çfarë hyn në punë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe instancat më të ulëta përgjegjëse në Kosovë? Çfarë hyn në punë që Asosacioni duhet të veprojë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, sipas zyrtarëve? Draft-Statuti aktual është tërësisht arkaik sepse ka dispozita revolucionare që operojnë jashtë sistemit ekzistues kushtetues, shprehet qartazi Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për median e Kosovës.

Por, le të përfundojmë idenë për arbitrazhin. Për shqiptarët ai duhet të jetë ndërkombëtar. Për serbët ajo është strukturë e brendshme. Në sqarimin kuptimor të këtij koncepti: Arbitrazhi ofron një forum neutral për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkufitare. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur palët duan të shmangin t’i japin tjetrës një avantazh gjyqësor vendor, ose kur sistemi gjyqësor vendas i njërës palë mund të jetë i panjohur, kompleks ose sfidues për t’u lundruar.

Kjo do të ndodhte realisht nëse është ky paritet dhe palët identifikohen si të tilla, me njëra-tjetrën. Përderisa Serbia është shtet sovran dhe i pavarur dhe në kushtetutën e vet e ka Kosovën, si pjesë integrale, nuk mund të lejojë që një autoritet tjetër, qoftë dhe Kosova ( pavarësia e të cilës nuk e ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare të përballet edhe me këtë status.

Jo më kot dhe, sidomos në orët e fundit, të gjithë palët zgjedhore në Serbi, veç retorikës së zakonshme të presidentit Vuçiq vazhdojnë të theksojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe kurrë nuk do e njohin. Në këtë rast si do të zgjidhet Arbitrazhi? Koha do të na mësojë shumë gjëra, por zakonisht Historia i ka lënë jo pak herë me gisht në gojë shqiptarët! (Javanews)

 

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Gazetari: Qëndrimi që mban Beqja i drejtë, Berisha të bëjë të njëjtën gjë ndaj SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In