• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Petto, “mjeshtri” i teleferikëve

by Shpëtim Luku
21/11/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Arben Petto është një biznesmen i njohur shqiptar, ndonëse jo i përmasave shumë të mëdha. Është marrë dhe merret prej kohësh me prodhim asfalti, me shtrim rrugësh të reja e me riparime rrugësh, me distribucion pijesh freskuese etj. Por ajo që përbën krenarinë e vërtetë të tij si biznesmen, vepra që e bën të ndjehet më i realizuar në fushën e biznesit e që i ka dhënë një identitet të qartë si biznesmen është ndërtimi i teleferikut të Dajtit. Jo më tepër pse ndërtoi një rrugë ajrore komode për të shkuar vetëm për 14 minuta në Parkun Kombëtar të Dajtit. Jo më tepër pse i shtoi Tiranës një atraksion turistikë, sikurse është ky teleferik. Por sepse, duke e ndërtuar atë, inxhinieri Arben Petto stimuloi vëmëndjen e të gjithëve drejt një mënyre alternative transporti, një mënyrë transporti kjo që duhet të jetë egzistente kudo ku ka mundësi dhe ku llogaritë e nxjerrin atë efektive. Dhe inxhinier Petto punon me fokus të përqëndruar në këtë drejtim. Duke marrë edhe përfaqësinë e një prej kompanive më të mëdha në botë për prodhimin e impianteve, DEPOLMAYR ai është i vendosur në ndërtimin e teleferikëve të tjerë, aty ku ata i kërkon koha. Aty ku llogaritë e bëjnë atë një sipërmarrje të logjikshme. Aty ku ata shërbejnë më së shumti e zgjidhin problematika transporti. Dhe një prej tyre, i cili e ka marrë lejen përkatëse, por që u bllokua nga fatkeqësia që zaptoi botën dhe Shqipërinë, pandemia e Covid 19, është teleferiku Kala e Krujës- Sari Salltik. Një projekt ky pak më shumë se 1000 metra gjatësi, me një kosto 3.5-4 milionë euro, por shumë i justifikueshëm dhe i leverdisshëm, nisur nga numri i madh i turistëve që vizitojnë Krujën, muzetë e saj, pazarin e vjetër të qytetit etj. Numri i turistëve me bazë vjetore që e frekuentojnë Krujën i ka kaluar me kohë 100 mijë vetët, sipas statistikave të autoriteteve zyrtare. Gjithcka është gati dhe i takon institucioneve përkatëse të shtetit shqiptar, qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit, që nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit të angazhohen nëpërmjet financimit për jetësimin e këtij projekti. Duke qenë se vizioni i inxhinier Pettos shkon edhe më tej në favor të përdorimit të teleferikëve edhe në transportit qytetës në një qytet me trafik kaotik si Tirana ne iu drejtuam atij për sqarimin e kësaj qasjeje të tij.

Zoti Petto, pse jeni kaq shumë i dedikuar pas teleferikëve? Pse mendoni se ato mund të jenë mjet transporti edhe në një qytet si Tirana?

Ndërtimi i një teleferiku për transport brenda Tiranës do t’ia lehtësonte dukshëm jetën qytetit tonë të strapacuar prej shumë vitesh nga shtrirja e sipërfaqes dhe dyndjet demografike, nga bumi i ndërtimeve dhe trafiku në kufijtë e çmendurisë. Këtë herë fjala është për një mundësi të re të transportit qytetës, e cila mendohet të zgjidhë nevojat e përditshme të lëvizjes së komunitetit, në kushte optimale komoditeti dhe në kohë sa më të shkurtër.

Përdorimi i teleferikut (sistem kabllor me teleferik) brenda një qyteti me shtrirje të gjerë dhe zona me zhvillim të ndryshëm ekonomiko-social si Tirana, përbën risi alternative në transportin qytetës, pasi shmang pritjet e gjata, rëndimin e trafikut, ndotjen mjedisore, ndotjen akustike dhe shpërdorimin e kohës, duke shtuar njëkohësisht edhe mundësitë e shijimit panoramik të qytetit.

Bazuar në përvojën e bashkëpunimit me autoritetet (lokale dhe qendrore) si edhe në personelin teknik, të specializuar për çdo specifikë të këtij investimi, për kompaninë, që unë menaxhoj, realizimi i këtij projekti nuk paraqet risi dhe nuk fsheh më pikëpyetje. Realizimi i projektit të Teleferikut të Dajtit dëshmoi jo vetëm sukses në përdorimin e metodave bashkëkohore të montimit të kullave të tij me helikopter, por edhe rrezikshmëri – zero gjatë shfrytëzimit të tij. Efekti i sistemeve të teleferikëve kabllorë është i dukshëm. Ai bën të mundur, që nga pikat më të largëta dhe problematike të grumbullimit aktual të trafikut, të arrihet qendra e Tiranës për 8-12 minuta. Mënyrat e vjeljes së të ardhurave janë të njëjta me ato të metodave të tjera të transportit, si: biletë për udhëtim, biletë mujore ose abone. Në një fazë të dytë duhet përcaktuar, se cilat do të jenë rrugët ajrore, që do të përshkojnë qytetin e Tiranës dhe cili do të jetë hapi i parë nga do të fillohet implementimi i projektit, i cili po të marrë përkrahjen e opinionit dhe të autoriteteve mund të vërë në rrugë të mbarë zgjidhjen e një problem tejet emergjent, siç është transporti publik në kryeqytet.

Cilët janë përfituesit nga shërbimi të teleferikëve kabllorë

Grupi më i madh i përfituesve janë punëtorët dhe nëpunësit, të cilët shmangin mjetet me humbje kohe dhe përqendrim të madh njerëzish, pasi në kabinat e teleferikut hyn një numër i kufizuar personash, i cili kompensohet nga shpeshtësia (takt një minutësh) e kabinave që qarkullojnë pa ndërprerje. Nevojës për transport i shtohet edhe kurioziteti për ta parë qytetin nga një këndvështrim tjetër – një aspekt joshës ky i përdorimit të teleferikut, i cili pritet të zgjojë dhe interesin e agjencive turistike, që mund/do të duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Së fundi, ndërtimi i teleferikëve është pjesë e inxhinierisë elitare, që lidhet direkt me vendim-marrjet politike për zhvillimin e zonave ku implementohen sistemet kabllore. Ndryshe nga sistemet e tjera të transportit, teleferiku, si element i transportit qytetës, s’ka vetëm efekt ekonomiko-social, por edhe ndikim në politika. Reagimin politik të qytetarëve e ndikon jo së fundi edhe impakti estetik i sistemit, i prekshëm edhe prej vizitorëve dhe turistëve të huaj.

Cdo tju thonit skeptikëve të kësaj ideje, që sigurisht mund të mos jenë të pakët?

Çdo ide e re, sado novatore të ketë qenë, s’i ka shpëtuar dot përpalljes me cinizmin në çastin e parë të paraqitjes së saj. Mosbesimi dhe nënqeshjet ironike, ndërkallur në pyetje të përgjithshme a të pakuptimta personash të veshur me pushtet, kanë tentuar jo rrallë t’i vënë ideatorët në vështirësi. Edhe Teleferiku i Dajtit u duk fillimisht një aplikim thjesht imagjinar dhe i pamundur për t’u realizuar, pasi përpjekjeve, që vërtet nuk kishin munguar, u kishte munguar besimi. Ne e patëm besimin me shumicë. Dhe besimi na mbajti… Nga vënia e gurit të parë deri te testimi i udhëtimit të parë, në fund të të cilit koha e realizimit të një vepre të tillë elitare u duk “papritur” e shkurtër. Tanimë, kur skepticizmin e dikurshëm e ka tretur ndërkohë jo vetëm besimi ynë, por edhe suksesi i projektit të Teleferikut të Dajtit, ka ardhur mbase koha t’u rikthehemi edhe njëherë sistemeve kabllorë të teleferikëve, të njohur botërisht për epërsinë e tyre në transport.

Suksesi i një sipërmarrjeje të tillë sigurisht që nuk i zgjidh të gjitha problemet e transportit qytetës. Pavarësisht se si njohës i tyre, unë besoj në perspektivën e gjerë të implementimin sistemeve të teleferikëve kabllore, nuk mendoj megjithatë, se ky sistem transporti u bjerr sadopak vlera alternativave të tjera të transportit qytetës e ndërqytetës. Aspak! Sistemi i transportit me teleferik nuk zëvendëson llojet e tjera të transportit qytetas dhe ndërqytetas, qofshin këto me autobus, taksi, metro,etj., por ofron një alternativë shtesë transporti komod dhe të shpejtë, në formën e plotësimit më të mirë të nevojave të qytetarëve për mjete publike transporti. Të shpresojmë, se në emër dhe në interes të të gjithëve, jo thjesht dhe vetëm ideja, por edhe projekti konkret për implementimin e tij në Tiranë, do t’i shpëtojë mbase përballjes me cinizmin, mosbesimin dhe nënqeshjet ironike. Nëse kjo ndodh, sërish do të vazhdojë të na mbajë besimi dhe të na buzëqeshë suksesi… . Si dikur dhe sot në Dajt!

Next Post
Gjenden 53 kufoma të groposura, një qen lëvizte duke mbajtur një dorë njeriu në gojë…

Gjenden 53 kufoma të groposura, një qen lëvizte duke mbajtur një dorë njeriu në gojë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In