• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Pëllumbi: Më 25 prill, PS do të hyjë për të siguruar 71 mandate e vetme

by A R
10/01/2021 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Koalicionet parazgjedhore nuk janë hequr, ato janë ndryshuar. Pra në formën klasike siç i kemi pasur në zgjedhjet e fundit nuk do kemi, sepse e bën të pamundur fakti i ndryshimeve kushtetuese që sollën listat e hapura. Nëse do përkrahim listën e hapur, aplikimi i këtij procesi me lista të hapura me koalicionet siç ishin, në formën që kishim përpara, ishte krejtësisht i pamundur që çdo parti politike të hynte me 14 deputetë apo më shumë emra pasi administrimi dhe menaxhimi i këtyre emrave do të bëhej i pamundur”. Kështu deklaroi në një intervistë për ATSH, deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi.

Ai tha se “ne kemi zgjedhur të bëjmë një nga format klasike që njihet me lista të hapura që aplikohet në shumë vende demokratike, madje edhe në vende anëtare të BE-së. Pra, koalicionet parazgjedhore ekzistojnë, por ekzistojnë në formë tjetër”.

“Koalicionet paszgjedhore janë të mirëpritura në varësi të rezultatit që do të arrijë secila nga forcat politike. Pra, ajo që kemi bërë sot është se i kemi dhënë mundësi qytetarit të ketë dy vota në dorë, atë për partinë politike që preferon, por njëkohësisht edhe një votë preferenciale për emrin e kandidatit që ai do ta pëlqente më shumë”, tha ai për ATSH.

Pëllumbi tha se “janë lista e hapura që ndryshojnë dhe formën e koalicioneve, edhe pse për hir të së vërtetës forma që ne kishim ishte unikale dhe se kishte askush tjetër. Qëllimi për të cilën ne i hymë reformimit të koalicioneve parazgjedhore më shumë kishte të bënte me faktin e administrimit të kandidaturës”.

Në lidhje me koalicionet e PS në zgjedhjet e 25 prillit, Pëllumbi tha se “ne nuk do bëjmë koalicion me ato që njihen si forcë opozitare të deklaruara. Por sigurisht që PS ka edhe ajo aleatët e vet të vegjël me të cilët ne po shikojmë mundësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit”.

“Koalicionet parazgjedhore kanë ndryshuar formë, pra çfarëdo lloj koalicioni të bësh, duhet të jesh në një listë të përbashkët dhe ne shikojmë pikërisht këtë proces nëse do kemi mundësinë që në bashkëpunimin që do të krijojmë me forcat politike që janë të rrjeshtuar në krahun e majtë dhe në aleancë me ne, për përfshirjen e tyre në një listë me PS-në”, tha ai për ATSH.

Ai shtoi se “në këtë moment ne jemi në fazën e përfundimit të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të atyre që kanë aplikuar në platformën e Partisë Socialiste dhe do përfundojmë këtë proces dhe besoj do hyjmë në bisedime dhe me partitë e tjera që mund të jenë në koalicion me ne për zgjedhjet e 25 prillit, por sigurisht jo me partitë tradicionale të cilat sot janë të rrjeshtuar në opozitë me PS”.

Në lidhje me gamën e koalicioneve të PS-së, Pëllumbi tha se “nga bisedimet me ne, nuk përjashtohet askush i cili pranon programin dhe projektin e PS për zgjedhjet e 25 prillit, qoftë ky i rrjeshtuar majtas, në qendër apo djathtas”.

“Kur thashë se bashkëbisedojmë sepse fillimi i bisedimeve do jetë me forcat politike që janë të rreshtuara qartësisht majtas dhe në aleancë me ne në të gjitha situatat zgjedhore që kemi kaluar, por nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me forcat politike të cilat mund të kenë dhe programe jo të majta ose të qendrës. Ne nuk bëjmë bisedime me forcat politike që tashmë prej vitesh janë të rrjeshtuara me PS, me programin dhe vizionin saj për zhvillimin e vendit”, tha ai.

Në lidhje me koalicionet paszgjedhore, Pëllumbi tha se “PS më 25 prill do të hyjë për të siguruar 71 mandate e vetme, kjo është filozofia”.

“Por sigurisht kjo është politikë dhe në fund fare të duhen shifrat për të bërë qeverisjen. Pas 25 prillit ne do të shikojmë cila do jenë rezultate, por sot për sot flasim se PS do t’i fitojë 71 mandate. Kjo është shumë shpejt për të folur madje është një temë që nuk ka vend për ta diskutuar sot, por do të preferojmë të kemi aleanca me ato parti që mbështesin programin e PS dhe programin dhe filozofinë e saj për qeverisje e vendit dhe integrimin në BE. Do të shikojmë se cilat do jenë numrat. Besoj se do i kemi mandatet tona, por në rast se nuk i kemi do shikojmë mundësitë e bashkëpunimit, por do preferonim forca më të vogla politike”, tha ai.

Pëllumbi tha se “është e rëndësishme që vendi pas 25 prillit të ketë një qeverisje të qëndrueshme dhe një opozitë konstruktive. PD është forca politike opozitare që historikisht ka qenë përballë nesh, kështu besoj do jetë përballë nesh edhe pas 25 prillit”.

/a.r

Next Post
Manastirliu: Vaksinimi do të nisë me stafet e spitaleve COVID dhe të urgjencave

Manastirliu: Vaksinimi do të nisë me stafet e spitaleve COVID dhe të urgjencave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In