Në emisionin “3D” me Alban Dudushin, analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si larg çdo standardi demokratik dhe të ngjashme me një drejtim autoritar.
“Nuk jemi në kushtet e drejtimit të një partie demokratike, por jemi në kushtet e drejtimit autoritar drejt diktaturës brenda partisë,” u shpreh Meçe.
Ai argumentoi se kundërshtarët e Sali Berishës përjashtohen nga PD sepse lideri historik ndihet i kërcënuar mbi cenimin e mitit të tij.
“Kundërshtarët e Berishës i përjashtohen sepse ai ndihet i kërcënuar mbi çënimin e mitit të tij. Ai e di shumë mirë që Ervin Salianji nuk e mund, as Kokalari nuk e mund, por ai i largon sepse brenda partisë krijohet ajo frymë që i thotë të largohet nga drejtimi i partisë.”
Meçe shtoi se anëtarësia e PD po i dërgon një mesazh të qartë Berishës, që sikurse e theksoi “Pra njerëzit do i thonë që nga SHPK ta kthejmë në parti Demokratike të vërtetë.”
“Për herë të parë ne shohim lëvizje reale për reformimin e PD që nuk kanë ekzistuar askund më parë. Kjo do të thotë që ka njerëz në PD që nuk e shohin Berishën më si mit të paprekshëm. Ndaj ai frenon lëvizjet që të mos njolloset miti i Berishës.”











