• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arben Malaj: Ku do të na prekë kriza greke

by Java News
13/07/2015 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi Ben Andoni

Arben Malaj është gati me logjikë matematike, sa i përket të gjithë asaj që po ndodh me Greqinë. Nuk ka vend për panik, por nuk duhet thënë se jemi të imunizuar, sipas tij. Ai rendit pesë faktorë, që direkt dhe indirekt do të ndikojnë në ekonominë tonë. Për fat, ndryshe nga shumë politikanë apo ekonomistë, që janë pranë politikës, është shumë i kthjellët dhe e afron vëmendjen në realitetin e asaj që do të ndodhë në të gjithë këtë proces, që me sa duket do të marrë kohë. Ka një përgjigje dhe sa i përket bankave, që sipas tij, nuk janë shkaku por pasojat e krizës ekonomike: Paniku i krizave bankare krijon efekt ortek për nga shpejtësia e përhapjes si edhe nga efekti domino për riskun e kalimit të krizës nga njëra bankë tek tjetra. Prandaj, që në shenjat e para të një krize bankare, rekomandohet të reduktohet në maksimum paniku, i cili në vend që të ndihmojë depozituesit e vegjël, dëmton më rëndë individët, biznesin dhe buxhetin e shtetit, shton. Për publikun sqaron në mënyrë shumë të thukët pikërisht kanalet direkte dhe indirekte se si kriza greke mund të ndikojë negativisht ekonominë dhe buxhetin e vendit tonë…

Përkeqësimi i krizës greke dhe sidomos dalja e saj nga eurozona pritet të ketë efekte të rënda për disa vende në Ballkan, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ku ka një sërë bankash greke që ushtrojnë aktivitet, sipas specialistëve. A mund t’i shpjegoni më qartë për lexuesit e thjeshtë pasojat reale të gjithë kësaj që po ndodh? Ndikimi i krizës greke në sistemin bankar dhe ekonominë reale të Shqipërisë.
“Greqia është një partner i rëndësishëm për ekonominë tonë, sidomos nëpërmjet Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në telekomunikacion dhe sistemin financiar. IHD janë një faktor i rëndësishëm për vendet me deficit tregtar të lartë dhe me sfida për ta përmirësuar strukturën ekonomike.

Efekti më i madh i krizës greke mbi ekonominë e vendit tonë do të jetë në ekonominë reale, çka nënkupton (i) rritje më të ulëta të ekonomisë, (ii) të të ardhurave buxhetore; (iii) të biznesit dhe familjeve, (iv) të vendeve të reja të punës dhe (v) risqe për papunësi dhe varfëri të lartë.

Lidhur me sistemin bankar, në këtë rast bankat nuk janë shkaku por pasoja e krizës ekonomike. Paniku i krizave bankare krijon efekt ortek për nga shpejtësia e përhapjes si edhe nga efekti domino për riskun e kalimit të krizës nga njëra bankë tek tjetra. Prandaj, që në shenjat e para të një krize bankare, rekomandohet të reduktohet në maksimum paniku, i cili në vend që të ndihmojë depozituesit e vegjël, dëmton më rëndë individët, biznesin dhe buxhetin e shtetit.

Ekzistojnë pesë kanale direkte dhe indirekte se si kriza greke mund të ndikojë negativisht ekonominë dhe buxhetin e vendit tonë”.

Cilat janë ato konkretisht ?
1.Emigrantët – rënia e dërgesave për familjet sjell rënien e shpenzimeve dhe investimeve individuale e të biznesit të vogël. Rritja e numrit të familjeve të kthyera sjell rritje të kostove buxhetore për papunësinë, arsimin dhe shëndetësinë. Vlerësohet se pas vitit 2008 janë kthyer rreth 150.000 vetë, vazhdimi krizës mund të rrisë numrin e familjeve të kthyera dhe kostot e tyre.

2.Investimet e huaja nga Greqia kanë vite që janë në rënie. Thellimi i krizës mund të ulë investimet nga kompanitë e mëdha por mund të rrisë ato nga SME-të, që do synojnë tregje të reja dhe mund të përfitojnë nga kapitali human, fuqia punëtore shqiptare e kualifikuar në emigracion dhe që mund të kthehet në Shqipëri bashkë me kompani te huaja nga vendet si Greqia dhe Italia.

3.Bilanci tregtar, këtu kanali kryesor janë eksportet, por ato me Greqinë janë relativisht në nivele të ulëta, 5-7% e totalit. Ndikimi negative do të vij kryesisht nëpërmjet kanalit të IHD.

4. Kostoja e kapitalit – impakti indirekt i dështimit të Greqisë mund të rrisë prirjet nacionaliste jo vetëm në Greqi. Kjo rrit perceptimin negativ për rajonin, pasi kompanitë e ratingut bëjnë rivlerësime negative bazuar nga zhvillimet e rajonit. Kjo (i) rrit koston e kapitalit, (ii) ul investimet e huaja, (iii) rrit koston e financimit të ekonomisë, edhe për atë pjesë të sektorit privat që operon me tregjet e kapitaleve.

5.Kriza e Greqisë – mund të përhapet në vendet e dobëta të BE-së. Kostoja e financimit të tyre mund të rritet, këtu përfshihet edhe Italia – partneri ynë tregtar kryesor sidomos në eksporte. Kjo nënkupton që disa nga kanalet e mësipërme të ndikimit në ekonominë tonë reale do të bëhen më të mëdha, pasojat ekonomike e sociale do të jenë konkrete dhe do të kërkohen politika aktive për t`i minimizuar e menaxhuar ato”.

Zyrtarët e qeverisë tonë i përmbahen arsyetimit, se influenca e krizës greke është e pakonsiderueshme. Kjo, pasi sipas tyre, sistemi bankar shqiptar është një sistem bankar tërësisht i konsoliduar dhe pa përfillje ndaj bankave greke në Shqipëri. Ndërkohë paralajmërimet e “Standard and Poor’s” (S&P) flasin krejt ndryshe. Cila nga këto të dyja është ajo që i afrohet më shumë realitetit, sipas jush?
“Ne analizojmë kanalet e ndikimit të krizës greke në sektorin bankar dhe në ekonominë real. Në sektorin bankar, pas disa reformave të marra në vitin 2010 nën asistencën e FMN-së, u bë ndarja midis bankave mëmë dhe degëve të tyre në vendin tonë, duke i organizuar si biznese të ndara. Këto banka janë person juridik shqiptar, kanë kapitalin e tyre themeltar, licensohen nga Banka e Shqipërisë, plotësojnë dhe respektojnë të gjithë kuadrin rregullator të BSH-së, biles, me kërkesa specifike sipas shkallës së ekspozimit ndaj rreziqeve potenciale. Mbikëqyren nga BSH dhe janë të detyruara të respektojnë plotësisht çdo kërkesë ligjore për kapitalin dhe raportet specifike të treguesve të tyre financiarë. Kjo synoi ndalimin e eksportimit të krizës së bankave mëmë jashtë vendit të origjinës. Lidhur me ndikimin në ekonominë reale këtu ndikimi është prezent dhe kostot po qartësohen. Kemi mosrealizim të ritmeve të rritjes ekonomike dhe të të ardhurave buxhetore. E para është shkaku i faktorëve ku përfshihet edhe kriza greke, ndërsa e dyta është pasojë e nivele të ulta të rritjes ekonomike.

Standarts & Poors, parashikojnë risqe në rritje pikërisht për treguesit e qëndrueshmërisë së financave publike (deficiti buxhetor dhe borxhi publik ndaj PBB-së) dhe mbi këtë bazë ata mund të bëjnë downgrade/vlerësim me risk në rritje, çka është një kosto shtesë mbi ekonominë reale, sepse (i) rrit perceptimet jo pozitive tek investitorët potencialë; (ii) ndikon në rënien e investimeve të huaja direkte; (iii) rrit koston e financimit të sektorit privat dhe atij publik. Efekti negativ në ekonominë reale të krizës greke pasqyrohet në risqet për deficit buxhetor dhe borxh publik më të lartë. Këta janë dy treguesit që mbikëqyren me shumë kujdes nga kompanitë e ratingut dhe që kanë ndikim pozitiv apo negativ mbi vlerësimin që këto kompani u bëjnë vendeve të ndryshme”.

Si e vlerësoni dhe e parashikoni të ardhmen e kësaj rruge që ka nisur Greqia?
“Jo pa rrugëdalje dhe me kosto jo të lehta sociale. Ka munguar përgjegjësia për të bërë reforma strukturore sidomos ato në mbështetjen e një rritjeje më të mirë ekonomike, e cila lehtëson edhe sfidën e rivendosjes nën kontroll të stabilitetit të financave publike. Ekonomistët janë ndarë në dy grupe. Një grup rekomandon daljen nga monedha euro dhe përdorimin e një monedhe kombëtare, çka i kthen qeverisë greke “sovranitetin” mbi politikat monetare, ku vlerësohet se zhvlerësimi i monedhës kombëtare do të nxisë eksportet e saj dhe do të lehtësojë rritjen ekonomike. Pa rritje ekonomike më të larta, të qëndrueshme dhe gjithë-përfshirëse, nuk mund të arrihet dhe të mbahet stabiliteti i financave publike.

Grupi tjetër, vlerëson se reformat për të rifituar tregjet e humbura dhe për të rritur aftësinë konkurruese, Greqia mund t`i bëjë brenda eurozonës dhe BE-së. Të dy opsionet kanë reforma strukturore që do të prodhojnë dhimbjet e tyre sociale, por shkalla e dhimbjeve dhe koha e zgjatjes së tyre ndryshon. Rruga e dytë është rruga që krijon efekte më të qëndrueshme”.

Çfarë duhet të mësojë Shqipëria nga i gjithë ky proces regresi ekonomik në Greqi?
“E para – edhe pse integrimi në BE është prioriteti ynë kombëtar, BE-ja nuk është formula magjike për problemet tona strukturore.

Së dyti – pasojat e mosbërjes së reformave mund të fshihen vetëm përkohësisht nga aksesi në politikat dhe fondet e BE-së, por jo për kohë të gjatë.

Së treti – ekonomia ka ligjet e saj, të cilat kur nuk respektohen krijojnë kostot e rënda ekonomike, buxhetore, sociale dhe politike.

Së katërti – në kushtet e rritjes së papunësisë dhe thellimit të pabarazisë, populizmi është një risk në rritje, ai ushqen keq-qeverisjen e cili konsiderohet sot faktori kryesor i rrënjëve të krizës greke”.

 

Next Post

Sterling kalon tek Manchester City për 68 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In