• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arben Haxhihyseni i përshirë në vrasje e gjoba biznesmenësh, si u arrestua miku i Shullazit

by Java News
31/07/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shijakut arrestoi dje një 48- vjeçar, i cili sipas të dhënave rezulton se ishte pjesë e bandës së Emiljano Shullazit. Arben Haxhihyseni, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015. Ai fshihej prej disa kohësh në qytetin e Shijakut, por pak ditë më parë u zbulua vendndodhja e tij. Uniformat blu organizuan menjëherë operacionin për arrestimin e të kërkuarit, i cili duke qenë pjesë e bandës së Shullazit, dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku është dhunuar dhe gjobitur një biznesmen kafeje.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar atë me rreth 6 vite burg, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”, ndërsa Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar atë me 1 vit e 10 muaj për një vrasje.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Arben Haxhihyseni, 48 vjeç, banues në Elbasan. Haxhihyseni, në vitin 2014 është shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.

Në vitin 2017 (shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal. Arben Haxhihyseni është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, e cila ka në juridiksionin e saj Komisariatin e Shijakut, ku edhe u arrestua i kërkuari.

VRASJA NE ELBASAN

Arben Haxhihyseni është një personazh i njohur për Policinë dhe drejtësinë shqiptare. Krahas ngjarjeve të freskëta, ai akuzohet për një vrasje të ndodhur në Elbasan 15 vite më parë. Në vitin 2003, Arben Haxhihyseni akuzohet se ka vrarë me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur për motive banale në një lokal në Elbasan. Asokohe, 35-vjeçar, Arben Haxhihyseni u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga Policia. Haxhihyseni, në vitin 2014 është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Vrasja”. /panorama

ma.me

Next Post
Deputetja e PS humb motrën pas betejës me sëmundjen e rëndë, ja dedikimi

Deputetja e PS humb motrën pas betejës me sëmundjen e rëndë, ja dedikimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In