• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arben Duka: Rama s’më ka kërcënuar, mbrojtjen e Berishës nuk e dua

by A R
26/12/2015 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekjen e dija, por që do më merrte një ditë në mbrojtje Sali Berisha as që e kam imagjinuar ndonjëherë. Që në fillim dua t’ju them se nuk ndihem aspak i kërcënuar, se nuk kam marrë asnjë kërcënim.

Një bisedë telefonike me nënën e Kryeministrit, me të cilën kam një farë njohje, nuk përbën asnjë shqetësim dhe problem për mua. Unë e mirëkuptoj merakun e saj për burrin fisnik Kristaq Rama, ndaj dhe e sqarova aq sa munda, se s’ka asgjë personale në vargjet e mia kundër Artistit të Popullit. Gjetkë qe meraku im.

Sa për Sali Berishën (për mua një vrasës serial dhe kusar) e kuptoj që nuk e ka merakun tek unë “bejtexhiu”, por tek denigrimi i familjes Rama. Por nuk jam unë rasti, që ky burrë i lig, të realizojë qëllimet e tija të helmatisura.

Unë kam kundërshtitë e mija, me qeverisjen e Ramës, po nuk i shoh ato me syrin e armikut. Nuk më gëzojnë dështimet dhe politikat e herëpashershme anti popullore, por më trishtojnë dhe bëj thirrje për reflektim. Me pak fjalë nuk dua që kjo qeveri të dështojë dhe më pas, por të kthejë kokën nga populli. Saliu i do në varr një orë e më parë.

Është e vërtetë që unë kam shkruar satirë politike (bejte sipas Berishës) për Presidentin dhe Kryeministrin Berisha, me kilometra vargje si dhe ai thotë, por nga Tirana në Gjirokastër, e jo nga Tirana në Vlorë. E vërtetë që nuk më ka marrë ndonjëherë në telefon, por aq i fiksuar ka qenë me emrin tim, saqë shpesh herë kur shante Agron Dukën thoshte: “Arben Duka!”. Dhe jo vetëm në Kuvend por dhe në Shijak, në fushatë zgjedhore bëri thirrje: “Mos votoni kriminelin Arben Duka!

Berisha, duke pasur formatin e një individi qesharak, ka qenë personazhi më brilant i krijimtarisë sime satirike dhe asaj humoristike.

Vërtetë që Sali Berisha nuk më ka marrë në telefon, po ka bërë shumë më tepër se kaq: ka dashur të më eleminojë fare fizikisht. Me urdhër të këtij Berishe që sot po më mbron ka pasur një aksion të dhunshëm nga SHIK-u dhe Policia, për rrëmbimin tim, para godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve.

Qe koha kur regjimi i zi i Berishës rrëmbente, torturonte dhe vriste gazetarë dhe kundërshtarë të tjerë të regjimit. Këtij rrëmbimi (për të cilin është shkruar shumë në shtypin e asaj kohe) i shpëtova falë Zotit dhe gruas time, Pranvera. Më pas, nga njerëz pranë pushtetit, e kam marrë vesh se urdhri për rrëmbimin tim qe dhënë direkt nga Kalorësi i Shtypit të sotëm Sali.

Gjithmonë kam pasur kërcënime permanente nga njerëz afër tij. Ndaj statusi në mbrojtjen time është hipokrizi e radhës e këtij kryehipokriti universal.

Nuk ndjej të jem i kërcënuar nga biseda telefonike e një gruaje të moshuar, që ka qenë mike me miken time më të shtrenjtë, Liri Jaho Gjolikun. Kujtimi i Liri Gjolikut më frenon për të lënduar zonjën Aneta Rama e cila nuk e kish kuptuar saktë moralin e fabulës.

Ndërsa statusi i Berishës është njëlloj sikur ujku t’i dërgojë telegram ngushëllimi deles që sapo i hëngri qengjin. Ky farë burri, si gjithë kundërshtarët e mi, më quan bejtexhi që të më çarmatosi.

Nuk pres lavdërime nga personazhi më qesharak i gjithë krijimtarisë sime satirike dhe humoristike, ky është një debat i tejkaluar. Për mua nuk ka fare rëndësi marka e dyfekut, as e modelit të plumbit, rëndësi ka që të godasësh në shenjë dhe unë kam 25 vjet që godas në shenjë.

Është fakt që krijimtaria ime gjithnjë i ka shqetësuar seriozisht pushtetet. Janë mijëra shqiptarë në të katër anët e botës, që i përpijnë “bejtet” e mia, i mësojnë përmendësh, i recitojnë. Asnjë poet nuk e ka fatin tim që të jem kaq i lexuar dhe kaq popullor. Kjo është fuqia e fjalës së vërtetë dhe jo statuset bajate e hipokrite të Berishës.

Diku kam shkruar se do vijë një ditë që rastësisht do jemi nga e njëjta anë e lumit me Berishën. Dhe sot në fakt jemi, por me ide dhe qëllime krejt të kundërta: ai do të rimarë pushtetin e humbur, unë dua një qeverisje të majtë që të ketë në qendër të vëmendjes njeriun e thjeshtë dhe jo oligarkët e tipit Berishë e kompani.

Fakti që “Dita”, ku unë shkruaj çdo ditë filloi nga zeroja dhe për pak kohë u bë kampione e fjalës së lirë, status të cilin e ruan dhe sot, tregon që njerëzit janë të prirur për nga e drejta dhe e vërteta.

Berisha thotë që unë jam ekstremist i majtë. Dhe këtë e thotë Sekretari i Byrosë së Partisë Punës, për Arben Dukën që s’ka qenë asnjë sekondë komunist me teserë dhe ka pasur shumë probleme dhe me diktaturën. Por këto gjëra i dinë ata që më kanë njohur atëherë nga afër, brezat e ushtarëve që kam stërviur dhe minatorët e Memaliajt në gjirin e të cilëve kam qenë një vit për riedukim, kohë kur ky farë burri me emrin Sali Berisha shëtiste me varkë me djalin e “diktatorit” në liqenin e Pogradecit.

Ky farë burri që ka shitur shpirtin, miqtë, shokët, bamirësit për pushtet, sot është individi më i urryer i pjesës dërrmuese të popullit shqiptar. Jam ultra i majtë, po një i majtë me tru, një i majtë realist. Mbase kur ke lexuar kilometrat e vargjeve të mia të ka rënë në sy shoku Sali, se unë nuk them asgjëkund “të dënohet dhe të futet në burg Berisha”, por të hetohet dhe të gjykohet Berisha. Vetëm kjo qasje tregon sa ekstremist që jam unë.

E refuzova statusin tuaj hipokrit, jo vetëm se ne ecim në rrugë paralele që s’kanë asnjë pikë takimi, por edhe për faktin se vargjet e mia nuk e denigronin Artistin e Popullit Kristaq Rama dhe mikun tim Gramoz Ruçi. Ato vargje qenë për Edi Ramën në fakt që të bëjë kujdes me ligjin e heqjes së dekoratave të komunizmit, se e shpie gjithë lumin në mullirin tënd.

Tani, ti Sali, mund të thuash ç’të duash, por me Ramën në pushtet hapësirat e lirisë janë zgjeruar. Askush nuk mund ta mohojë se sot ka më shumë liri, pavarësisht problemeve të tjera.

Mbas gjithë këtij “terrori” që ti fantazon-more shoku Sali-sapo kam marrë një mesazh nga Edi Rama ku më “kërcënon” kështu tekstualisht : “U bëfsh sa më mirë e paç ç’të dëshirosh!.” Ky është terrori që po ushtrohet sot kundër meje. E njëkohësisht në këtë “klimë terrori kundër meje” Rama ka akorduar një fond për kurimin tim në Itali, megjithëse kjo nuk është vjersha e parë me tone kritike që unë kam shkruar për të.

E shoh që vajti pak gjatë ky shkrim i detyruar, ndaj dhe po e mbyll duke të përshëndetur-ty Sali-me një nga bejtet më të famshme të mijat për ty, shkruar në vitin e mbrapshtë 1996, kur ti delje nëpër sheshet e mitingjeve të pafundme. Po të çoj vetëm strofën e parë të poemës dhe konkretisht vargjet e mëposhtme : “DOLI UJKU NËPÉR SHESHE/DOLI-ULËRIU!../JO-MOR JO SE S’ISHTE UJKU/PO ISHTE SALIU!..”

Po e mbyllim me shprehjen e tanishme: “I dashur Ujk-mos u shqetëso më për Bejtexhiun!.” Ai nuk është në rrezik për jetën, si në kohën e Saliut të Parë.

DITA

Next Post

Rekordi, tri gjoba për shpejtësi brenda 6 minutave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
“Epsteini” ynë

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

February 16, 2026
Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

February 16, 2026
Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

February 16, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Implikimet e një vendimi 4 = 4 i Gjykatës Kushtetuese

February 16, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Balla: Të gjithë në shesh! Koha që ata të kthehen në Atdhe!

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Balla: Të gjithë në shesh! Koha që ata të kthehen në Atdhe!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In