• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arben Çuko: Berisha i dha pension special Çokut më 1994

by A R
16/12/2015 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për dekorimin e 1 mijë veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare vijoi para dy ditësh edhe në mbledhjen e komisionit parlamentarë të Sigurisë Kombëtare. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka kërkoi dorëheqjen e ministres së Mbrojtjes Kodheli, pasi, sipas tij, ajo ka dekoruar ishpunonjës të Sigurimit të shtetit komunist, ndër të cilët edhe persekutorin e At Zef Pllumit. Ndërsa për deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Çuko disa prej këtyre individëve u janë lidhur pensione të posaçme në kohën e Sali Berishës.

I pyetur nga gazeta “Shekulli” deputeti i PS-së Arben Çuko tregon se në vitin 1994, nën kujdesin e Sali Berishës u ngrit një komision qeveritar i posaçëm që akordoi pension të veçantë për disa veteranë të luftës, mes të cilëve edhe Shyqyri Çokun, person për të cilin opozita sot akuzon me të madhe mazhorancën se ka dekoruar një ish-punonjës të Sigurimit. Deputeti Çuko komenton edhe protestën e opozitës që do të mbahet ditën e enjte. Në lidhje me dekorimin që presidenti Nishani i bëri ish- kryeministrit Berisha, deputeti Çuko shprehet se presidenti dekoroi kryetarin e partisë së tij.

“Në vitin 1994 nga ana e qeverisë së Sali Berishës është ngritur një komision qeveritar për ndarjen e pensioneve të veçanta. Një ndër personat që u trajtua me pension special është edhe Shyqyr Çoku. Ky lloj pensioni është i përjetshëm. Kjo çështja e dekoratave, që opozita i mëshon me të madhe, është një furtunë në një gotë uji. Furtunë në një gotë rakie do të thoshte Edi Rama. Opozita nuk ka asnjë lloj kauze ku të kapet dhe po merret me disa dekorime që ka bërë qeveria shqiptare me rastin e 70-vjetorit të çlirimit, të bazuara në ligjin e shtetit shqiptar. Mendimi im personal është se të gjithë ata që kanë qenë me armë në dorë për të çliruar Shqipërinë nga nazifashistët dhe nga bashkëpunëtorët e tyre meritojnë dekoratën dhe nderimin më të lartë të brezave pasardhës.

Kjo dekoratë e dhënë për pjesëmarrje në luftë, për trimëri, për heroizëm, nuk ka lidhje me pretendimet që ngre opozita. Për rastin në fjalë, zoti Çoku ka marrë dekoratë për pjesëmarrje në luftë me armë në dorë. E gjithë kjo furtunë që ka ngritur PD-ja është në funksion të nxehjes artificiale të situatës politike në vend. Kërkojnë që t’i japin zemër vetes dhe të gjejnë një lloj kauze për të ngritur zemëratën në popull. Kjo bëhet me qëllim që të krijojnë një rrëmujë politike vetëm e vetëm që t’i shmangen reformës në sistemin e drejtësisë. Mjetet që po përdorin për tu shmangur nga kjo reformë janë jo të përshtatshme. Saliun e ka kapur frika se nesër mund të përfundojë në burg së bashku me të birin dhe me gjithë personat e tjerë që i vijnë nga pas”, thotë deputeti socialist.

TEMA

Next Post

Tajlandë/ Tallet me qenin e Familjes Mbretërore, rrezikon 37 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In