• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arben Ahmetaj shkatërroi bujqësinë”, opozita bashkohet me Braçen për të ndryshuar rimbursimin e TVSH

by A R
12/02/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ekonomisë bëri bashkë socialistët dhe demokratët për të votuar projektligjin e deputetit Erion Braçe, për të ndryshuar skemën e TVSH-së në bujqësi. Socialisti Braçe kërkon shfuqizimin e skemës së vitit 2018, të propozuar nga ish ministri në arrati Arben Ahmetaj, për shkak se ka dëmtuar sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve e peshkimit. Aktualisht sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0për qind, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20 për qind.

“Aplikohet me 0për qind TVSH në blerje nga bujku apo blegtori, dhe detyrohet të shesë me 20për qind, praktikisht nuk keni më tatim mbi vlerën e shtuar por tatim mbi qarkullimin.  Kjo ka sjellë pasojë shumë të rënë në prodhimin vendas, ka favorizuar importin dhe produktet që vijnë nga importi dhe do vendosim barazi në prodhimin vendas. Do të aplikohet përmes një autofature dhe kur të llogaritet TVSH-ja do të bëhet siç ndodh në gjithë tregun, TVSH në shitje minus TVSH në blerje dhe mbetet TVSH-ja e pagueshme. Kjo nismë sjellë formalizim, pasi sot që flasim nuk ka asnjë faturë”, u shpreh Braçe.

Nisma është mbështetur nga të gjithë deputetët në komision.

“Politika e ndjekur prej 2018-ës ka sjellë ulje të numrit të bagëtive, dhe të prodhimit blegtoral, dhe njëkohësisht ka shtuar emigracionin e bujqve e blegtorëve. Kjo skemë ka fuqizuar importin për të gjitha produktet”, deklaroi deputetja e PD-së Emilia Koliqi.

“Kjo skemë do të sjellë konkurrencë të ndershmi dhe ulje të çmimeve për konsumatorët shqiptare”, u shpreh Alban Xhelili, deputet i PS.

Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është gati të ngrihet grupi i punës për ta parë skemën dhe për ta ndryshuar.

“Ministria e Bujqësisë është në parim dakord për çdo nismë që ndikon pozitivisht tek fermerët tanë. Edhe në 2018 kemi qenë që kjo TVSH të mos ndryshojë, dhe jemi gati që me MF, të bashkëpunojë dhe ta ndihmojmë Ministrinë e Financave ta ndryshojë këtë Tatim. Do të ulemi në grupet teknike për të përgatitur aktet nënligjore”, theksoi zëvendësministri i MBZHR, Arian Jaupllari.

Edhe pse Komisioni i Ekonomisë u shpreh pro nismës duhet edhe opinioni i Ministrisë së Financave për këtë projektligji.

Next Post
Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In