• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arbana Osmani, e pasigurt për kthimin në Big Brother

by A R
14/12/2015 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej pak javësh, prezantuesja e njohur Arbana Osmani, i është rikthyer ekranit me një program të ri në Top Channel, “Në një javë”, por shumë njerëz imazhin e saj e kanë të lidhur me spektaklin që Arbana ka drejtuar për vite të tëra. Në një intervistë ekskluzive për revistën “Madame”, Arbana tregon se prezantimi i “Big Brother” ka qenë më i rëndësishmi në karrierën e saj televizive: “Big Brother” ka qenë një nga programet më të rëndësishëm në punën time, më i rëndësishmi. Ka qenë një program të cilin e kam dashur shumë ta prezantoj dhe kam marrë shumë emocion prej tij”, tregon ajo, duke shtuar se edhe pesha që të jep një program i tillë nuk është e lehtë:

“Një program me audiencë të madhe si “Big Brother” të vë edhe para shumë përgjegjësish e të mëson të jesh më e matur, e përgatitur para çdo situate dhe e gatshme të ndryshosh kursin befas. Unë i jam shumë mirënjohëse “Big Brother” për popullaritetin dhe afrimitetin që më ka dhënë me njerëzit. Falë atij programi më njohin shqiptarët këtu dhe në çdo aeroport të botës”.

Megjithatë, siç thotë Arbana, me kalimin e viteve, ky emocion nuk është më i njëjti: “Por vjen një moment dhe ndien se cikli yt ka mbaruar. Në këto vitet e fundit gjithmonë e më tepër kisha filluar të mos e përjetoja prezantimin e “Big Brother” si një përvojë të bukur, por më shumë si një “punë”. E këtu nuk ka asgjë të keqe për aq kohë sa puna bëhet mirë. Por pastaj, me ardhjen në jetë të djalit, ishte një moment i papërshtatshëm për t’u shkëputur e për të zhvilluar hapësira të reja”.

Sa për edicionin e fundit të “Big Brother”, i cili iu besua mikut të saj Ledion Liço, Arbana thotë se pothuaj nuk e ka ndjekur fare, meqë në atë periudhë sapo kishte lindur, megjithatë e vlerëson maksimalisht punën e kolegut të saj: “Për shkak se nisja e “Big Brother” përkoi me ditët kur linda, t’ju them të vërtetën e kam ndjekur fare pak për mos të thënë fare. Kam parë Ledionin në spektaklin e parë dhe më krijoi përshtypjen sikur atë program e kishte prezantuar prej vitesh”

Ndërsa, nëse do t’i rikthehet prezantimit të tij, Arbana nuk ka një përgjigje të prerë: “Nuk e di nëse do t’i rikthehem. Ka një sërë faktorësh tashmë që më joshin të pranoj ose jo një program. Por më i rëndësishmi është emocioni që më transmeton mua. Ndiej se po nuk u emocionova dot vetë, nuk i emocionoj dot as të tjerët”.

Class

Next Post

Kandidatja e Rita Orës fiton “X-Factor 2015”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com