• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arat me kanabis, SHISH raporton kryepleqtë kultivues

by Java News
30/08/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Informativ Shtetërore denoncon në prokurori edhe kryetarët e disa njësive administrative në vend dhe kryepleqtë, të përfshirë direkt në kultivimin masiv të kanabisit.

ABC News ka mësuar se në raportin voluminoz që SHISH ka dorëzuar kohë më parë në prokurorin e krimeve të rënda, krahas dyshimeve për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave të kanabisit ka denoncuar edhe disa administratorë të njësive.

Sipas agjentëve të SHISH, që në raport nuk japin burimin e informacionit, thuhet se në disa zona të Shqipërisë, në jug dhe veri, disa kryetar të njësive administrative dhe kryepleq të zonave të ndryshme, të cilët janë identifikuar nga SHISH-i janë të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike.

Disa prej tyre luajnë rolin e ndërmjetësuesve mes policisë së shtetit dhe kultivuesve, për mos prishjen dhe shkatërrimin e këtyre parcelave të hashashit. Në raport, ngrihen edhe dyshime të përfshirjes në kultivimin, ruajtjen dhe mos cënimin e parcelave me hashash edhe të disa drejtuesve të policisë, shefave të komisariateve e të krimeve dhe inspector të zonave të ndryshme.

Për këtë fakt, mësohet se prokuroria për krime të rënda I ka dorëzuar një kopje të raportit edhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrin e Brendshme.

Duke i kërkuar verifikimin e infomacioneve operative dhe ligjërimin e tyre që më pas të referojnë materialet proceduese në prokurori. Por edhe pse kanë kaluar disa ditë, burimet thonë se SHÇBA-ja e ministrisë nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Pavarësishtë kësaj, mësohet se prokruoria ka nisur hetimet kryesisht bazuar në këto informacione të përpiluara në raportin voluminoz të SHISH për disa zona, për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” në kultivimin e lëndëve narkotike.

Duke mos përjashtuar këtu edhe hetimin ndaj drejtuesve të policisë, shevave të komisariateve dhe krimeve e inspektorëve të zonave të ndryshme të cilët janë në përgjim.

Nën vëzhgimin me metoda special mësohet se janë edhe disa administrator të njësive të ndryshme vendore dhe kryepleq të zonave të caktuara.

ABC News ka mësuar se në raportin e SHISH-it që tashmë e disponon prokuroria dhe SHÇBA-ja, ndodhej edhe emri i administratorit të komunës Pult dhe kryeplakut të fshatit Kir, të cilët tashmë u arrestuan.

abcnews/d.i.

 

Next Post
Qentë përdorin të njëjtat zona të trurit si… njerëzit!

Qentë përdorin të njëjtat zona të trurit si… njerëzit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In