• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arabët, myslimanët dhe fushata zgjedhore amerikane

by Aalison Pearse Stevens
23/06/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata zgjedhore amerikane po ndiqet me vëmendje dhe në botën arabe. Shumë vëzhgues mendojnë se ato do të kenë pasoja për marrëdhëniet arabo-amerikane. Omar Mateen vrau 49 vetë – vizitorë të një klubi homoseksualësh në Orlando në shtetin amerikan të Floridës. Ka dyshime se ai mund të ketë pasur vetë prirje homoseksuale. Në të njëjtën kohë amerikani me prejardhje nga Afganistani ishte ithtar i organizatës terroriste “Shteti Islamik”. Kjo masakër ndikon edhe në fushatën zgjedhore presidenciale amerikane.

Javët e fundit demokratët ishin të bindur se kandidatja e tyre Hillary Clinton mund t’i fitonte zgjedhjet – me një kusht: që të mos ndodhte asgjë e bujshme që mund ta shfrytëzonte për veten e vet kandidati republikan Donald Trump. Me lajmin e bujshëm për vrasjen e rreth 50 vetëve, lidhet një mysliman – dhe politologët arabe i preokupon pyetja se si mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në Lindjen e Mesme.

Shpresat tek Hillary Clinton

Vitet e fundit shumica e arabëve nuk kanë qenë të kënaqur me politikën e jashtme amerikane. Për ta Presidenti Obama qe distancuar si tepër nga problemet e rajonit – veçanërisht nga lufta në Siri, në të cilin presidenti amerikan thuajse nuk donte të ndërhynte fare.

Hillary Clinton

Hillary Clinton

Ky qëndrim i përmbajtur politik dhe strategjik ka të ngjarë të ndryshojë pas zgjedhjeve, mendon analisti egjiptian dhe drejtori i kanalit televiziv “Al-Araby” në Uashington, Mohamed Elmenshavy, në një intervistë me DW. Nëse Hillary Clinton del fituese nga zgjedhjet, ajo do të ndjekë një politikë të ndryshme nga Barack Obama ndaj Sirisë. “Ajo do të jetë më e vendosur për disa gjëra” pret Elmenshavy. Kështu p.sh. ato do të ngurrojë më pak për të armatosur rebelët e moderuar.

Megjithatë, sipas Elmenshavyt, ajo nuk do të ndjekë një kurs krejtësisht të ndryshëm, por do të vendosë vetëm thekse të ndryshme. “Kjo thjesht për shkak se aktualisht nuk ka interesa amerikane që mund të justifikonin një ndërhyrje në këtë luftë.”

Ashtu si pjesa tjetër e vendeve arabe të rajonit edhe shtetet e Gjirit Persik shpresojnë për një fitore të Hillary Clinton-it. Sipas mendimit të tyre pro kandidates së demokratëve flasin disa gjëra, thotë politologu Abdulkhaleq Abdulla nga Dubai. Hillary Clinton ka përvojë të madhe në politikën e jashtme. Ajo ka gjithashtu pozicione të qarta – pa marrë parasysh nëse pala tjetër është dakord me këtë apo jo. Në këtë pikë ajo ndryshon nga Donald Trump-i.

Enigma Trump

E vështirë është për të bërë parashikime për politikën ndaj Lindjes së Mesme të një presidenti të mundshëm Donald Trump. Trump-i është shprehur në mënyrë kontradiktore në fushatën zgjedhore. Kjo i bën shumë të vështira parashikimet për kursin e tij të ardhshëm.

Donald Trump

Donald Trump

Megjithatë disa gjëra mund të merren me mend. Kur televizioni NBC e pyeti atë se si i vlerëson përpjekjet e shteteve perëndimore për ta detyruar presidentin sirian Bashar als Asad që të largohet nga posti, përgjigja e tij ishte: kjo vetëm do ta shtonte kaosin në rajon. “Ne kemi shkaktuar kaos në Libi dhe Irak. Në rast se do të përmbyset Assadi, Siria do të zhvillohet në të njëjtin drejtim.” Ai njoftoi gjithashtu se në rast fitore në zgjedhje, do t’i dëbojë refugjatët sirianë që jetojnë në SHBA.

Gjithashtu Trumpi ka kritikuar edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. SHBA-ja nuk duhet të ishte larguar nga ai vend pa siguruar rezervat e naftës. Për këtë arsye nafta shkon direkt në Iran dhe tek “Shteti Islamik”. Një agjenci franceze lajmesh e citon Trumpin me fjalët: “IS-i ka shumë të holla, sepse ai ka shumë naftë – dhe sepse ne jemi thjesht naivë.”

ma.me

Next Post

Kuqezinjtë marrin sot Çelësin e Tiranës dhe pasaportat diplomatike. Të pranishëm edhe shtetarët e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In