• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apoteoza e Berishës si fund dhe fillimi i pushtetit të Bashës

by Ben Andoni
19/07/2021 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për shumëkush që priste ndryshime nga Kuvendi i Partisë Demokratike, kryetari i ri dhe i vjetër Basha nuk i ka zhgënjyer. Ai ka bërë pikërisht atë që priste pjesa më e madhe prej tij, që të mos ndryshonin. Vetëm se apoteoza e bazës pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për Sali Berishën, si fund i pushtetit fizik, mendor, ideor e këshillimtar tashmë është institucionalizuar. Për fat të mirë, Berisha këtë fund e ka pritur me shumë sportivitet, kurse apoteoza ka mjaftuar t’i kënaqë egon, që në javët, muajt e vitet e fundit është lënduar pamasë nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha. Prej tre zgjedhjesh nuk i jep mundësi qeverisje PD-së, kurse tashmë me një dorë shumë më të kontrolluar i ka marrë dhe partinë. Të paktit ata, që e kanë kuptuar të gjithë këtë maskaradë dhe panevojësi, janë munduar nga foltorja t’i trandin demokratët por ishte e kotë. Salla ishte fiksuar pas kultit të Bashës, që tashmë është në udhën për ta eklipsuar krejt edhe me humbjen e radhës Berishën. Veçse spontaniteti i bazës nuk mund t’i shpëtonte elementi i thjeshtë që Berisha i ka përcjellë në fitore dhe në kamje shumë syresh. E këtë Basha jo vetëm nuk e ka arritur deri më tani, por më keq akoma e ka projektuar në të ardhmen me vetë shpurën e tij, që i ke kudo. Hakmarrja ka gjasa t’i jepet e ftohtë edhe Berishës duke e shmangur nga PD-ja. Por për këtë na duhen edhe pak ditë për ta qartësuar.

Apoteoza e Berishës ishte e trishtë për publikun sepse u bë në udhëkryqin e tij më të madh, ku i duhet të përballet me kauza juridike, që i tejkalojnë mundësitë e tij, por edhe për faktin se ai edhe si model nuk mund t’i ndihë më njerëzit e PD, përveç faktit që mori një vlerësim post-kohë për kontributin e tij.

Në të gjithë këtë hulli, tashmë u ngjit nga Kongreset dhe de facto ‘ylli’ i ri i PD-së, Lulzim Basha. Ai u mbylli gojën të gjithë kundërshtarëve të tij, kur duke zhvilluar sipas një mënyre të tij, një nga sentencat e Biblës, u tregoi se nuk do t’u kthente më faqen. Me pak fjalë:  MJAFT! Jam unë tani! Një shkundje e vërtetë dhe e duhur për kundërshtarët e tij që besojnë se do vazhdojnë luftën brenda PD-së dhe nën kulmin, ku Basha do jetë i vetmi. Dhe, nuk mbaroi këtu: Në analizë iu kundërvu dhe të vjetërve të PD-së me anë të njerëzve të tij për t’u treguar se ai është vetë Partia, Berisha është kujtimi, e të gjithë ata bashkë thjesht soditësit.

Në një shfaqje tip-Rama, kryetari Basha zbriti i përcjellë me zërin njoftues se tani po fliste kryetari, që me ceremonialitetin e tepruar harroi t’u kumtonte idetë dhe mënyrën sesi do të fitonte pas vjedhjes, anipse krejt i pavend me ndjekësit e tij politikë. Nuk u tha të vërtetën: Se PD është domeni i tij. Megjithatë edhe kjo është e tepërt. Në fund, masa e PD-së i shkonte kjo pasi e duartrokiti paq dhe me sa duket dhe e gjithë shfaqja, që kujtesën e dikurit e përmblodhi me nderimin ndaj Berishës, i cili tash doli nga historia aktive për t’i lënë vend hyrjes pompoze por pa thelb ne histori të kryetarit Basha. I ricikluar duke humbur!!! Koha mbase do të tregojë më shumë, por po na jep shenjat sesi një forcë tjetër politike shqiptare po bjerret frikshëm para syve të të gjithëve. (Javanews)

Next Post
Edi Rama: Mbërritën në Rinas edhe 32 760 vaksina Pfizer! Nuk ndalemi më me vaksinimin e hapur +18

Edi Rama: Mbërritën në Rinas edhe 32 760 vaksina Pfizer! Nuk ndalemi më me vaksinimin e hapur +18

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In