Pavarësisht se e shtuna është pushim, njoftohet se aplikimi për karta dhe pasaporta do të vijojë.
Ministria e Brendshme thotë se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe gjatë datës 9 janar 2021.
Në një njoftim për mediat, Ministria fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.
/a.r