Tё nderuar deputetё,
Keni rastin tё dёshmoni integritetin tuaj personal nё tё mirё tё Shqipёrisё dhe votuesve tuaj duke votuar “PO” Reformёn mё 21 Korrik.
Kam edhe njё kёshillё miqёsore vecanёrisht pёr ju deputetё tё Opozitёs, jo vetёm si qytetar, por edhe si ish deputet i Partisё Demokratike i zgjedhur nё Mars 1992 nga njerёzit fisnnik tё vendlindjes time aq tё dashur-Mirditё dhe si ish-Kryetar i Komisionit tё Ligjeve nё Parlament. Ishin deputetёt dinjitozё tё Partisё Demokratike qё nё vitet 1992-1996, kur PD ishte nё pushtet, votuan disa herё kundёr urdhёrave, vullnetit, dhe diktatit tё Presidentit Berisha, qё vepronte edhe si Kryeprokuror, Krye-Gjykatёs e Krye-Mafioz dhe qё mbi Shqipёrinё vendoste interesat e tij personale dhe tё klanit tё tij tё zhytur nё krim e korrupsion. Ata deputetё tё nderuar pёrballuan kёrcёnimet dhe dhunёn e mbipushtetit berishian ndaj kujtohen me respekt.
Sot ju deputetё tё Partisё Demokratike jeni nё situatё shumё mё tё favorshme se ata deputetё tё PD tё viteve 1992-1996 dhe nuk ka asnjё arёsye tё frikёsoheni nga Saliu, i cili nё fakt ёshtё mё i frikёsuari shqiptar, me i frikёsuari ish-pushtetar dhe mё i frikёsuari deputet, sepse ai po e ndjen peshёn e rёndё tё krimeve tё tij. Prandaj ai po e kundёrshton e saboton Reformёn nё Drejtёsi. Frika e Berishёs nuk ka pse t’ju pushtojё edhe ju e t’ju errёsojё ndёrgjegjen, bindjen dhe integritetin tuaj personal.
Nё fakt njё gjyqёsor i pavarur e me integritet qё reforma synon tё bёjё ёshtё edhe nё tё mirёn e atyre qё sot kane frikё nga Reforma, pra edhe nё interes tё vetё Saliut dhe klanit te tij.
Unё dua tё besoj se ju deputetё te partive tё tjera opozitare nuk jeni pa integritet personal dhe tё pranoni tё komandoheni e nёpёrkёmbeni nga Saliu e tё votoni sipas urdhёrave tё tij dhe jo pёr tё mirёn e votuesve tuaj dhe tё Shqipёrisё. Komuniteti ndёrkombёtar, qytetarёt e Shqipёrisё pёrfshirё edhe veten time, besojmё dhe presim qё ju tё votoni “PO” Reformёn me 21 Korrik.
Tё nderuar deputetё, mos ia varrosni perspektivёn Europiane vendit tonё tё dashur. Asnjёherё deri mё sot Shqipёria nuk ka qenё aq afёr pragut hyrёs nё Bashkimit Europian dhe mё njё mbёshtetje aq tё fuqishme nga miqtё dhe dashamirёsit mё tё mёdhenj tё saj-Amerika dhe Bashkimi Europian. Por Shqipёria sot ёshtё edhe mё e rrezikuar se asnjёherё mё parё qё t’i mbyllen portat e familjes Europiane dhe t’i ndёrpritet mbёshtetja jetike Amerikane e Europiane nёse ti deputet dhe Parlamenti nuk votoni « PO » Projekt-Refomёn e Drejtёsisё.
Studentё, nxёnёs, rini e fshatit dhe qytetit ,
Ju rrezikoni qё ёndrrat tuaja pёr t’u bёrё qytetarё tё denjё tё BE-s tua shuajnё deputetёt tuaj nёse votojnё kundёr Refomёs mё 21 Korrik. Mos i lejoni ata tё vrasin shpresёn dhe perspektivёn tuaj ! Detyrojeni deputetёt tuaj (pyesni kё keni nёse nuk e dini) tё votojnё pro Reformёn. Ne Dhjetor 1990 moshatarёt tuaj shembёn diktaturёn dhe zgjuan e bashkuan gjithё Shqipёrinё me thirrjet « E duam Shqipёrinё si gjithё Europa ! ». Po ju ku jeni strukur ?
Njerёz tё mirё tё Shqipёrisё sonё tё dashur,
Ju rrezikoni edhe qё t’u hiqet e drejta pёr tё hyrё pa viza nё vendet e BE-s dhe kёshtu do tё ndaheni nga familjet dhe tё afёrmit tuaj nё imigracion dhe do t’ju bjerё tё fikёt duke pritur pa shpresё dhe me orё e ditё tё tёra para dyerve te ambasadve pёr tё marre njё vizё, sikurse vuajtёt deri pak vite mё parё. Mos lejoni qё kjo tё ndodhe ! Zgjohuni nga letargjia poshtёruese qё ju ka zёnё dhe detyrojeni deputetin tuaj, Parlamentin tuaj tё votojё me 21 Korrik ashtu sikurse dёshёroni ju, pra Pro Reformёs pёr Drejtёsinё!
Biznesmenё e Fermerё qё po jepni njё kontribut te cmuar ne progresin e vendit tonё tё dashur,
Nёse deputeti juaj dhe Parlamenti jua me 21 Korrik voton kundёr reformёs pёr drejtёsinё, ju rrezikoni tё mos merrni ndihma financiare dhe investime nga Bashkimi Europian dhe institucionet financiare Perendimore pёr fermёn dhe biznesin tuaj qё sot keni, apo qe dёshёroni tё hapni ; Ju nuk do keni mundёsi tё shisni prodhimet e juaja nё tregun e Bashkimit Europian. Mos i lejoni deputetёt tuaj t’ua mbyllin shanset e pasurimit dhe nje jetese mё tё mirё pёr ju e familjet e juaja. Detyrojini ata tё votojnё Pro Refomёs qё ju e doni.
Reforma nё Drejtёsi duhet mbёshtetur edhe nga ata gjyqtarё e prokurorё tё ndershёm, sepse kjo reformё synon edhe qё tё krijojё kushte e trajtim dinjitoz pёr ata e familjet e tyre dhe do tё mundёsojё pavarёsinё reale nga partitё dhe politika.
Duke ndjekur me vёmendje edhe debatet e kёtyre ditёve pёr reformen ne Drejtёsi po shpreh nё mёnyrё sa mё tё thjeshtё opinionin tim vetёm pёr disa cёshtje te debatueshme.
A ёshtё miratimi me konsensus kusht pa tё cilin nuk mund tё miratohen projekt-ligjet, pra edhe Projekt-Reforma nё Drejtёsi? JO, projekt-reforma dhe ligjet miratohen me aq vota sa kёrkon kushtetuta dhe ligji. Pra me 21 Korrik reforma miratohet me votat e jo me pak se 2/3 e Parlamentit. Konsensusi pёr kёtё reform a pёr cdo ligj tjetёr nuk ёshtё kerkesё e Kushtetutёs dhe e ligjit por vullnet politik i partive dhe liderve tё tyre. Jo vetёm nё Shqipёri, por edhe nё vendet me demokraci tё konsoliduar konsesusi politik shumё rrallё arrihet. Qё nga viti 1995 e deri mё sot qё unё jetoj nё Amerikё, e kam tё vёshtirё tё kujtoj ndonjё rast pёr ndonjё ligj qё Kongresi Amerikan ta ketё miratuar me konsensus. Cdo kushtёzim pёr reformёn me konsensus ёshtё i papranueshёm nё njё shtet ligjor e demokratik. Mendoj se edhe institucionet nderkombёtare kanё bёrё e bёjnё gabim tё madh kur insitojnё pёr konsensus.
Pёr mё tepёr, pёrvoja e kёtyre 25 viteve tregon se konsensusi midis partive tё mёdha edhe kur ёshtё arritur, ka qёnё njё pazar politik me pasoja tё rёnda pёr vendin dhe demokracinё. A ёshtё cёnim i sovranitetit pjesёmarrja dhe roli i ndёrkombёtarёve nё procesin e verifikimit tё integritetit professional e moral tё gjyqtarёve e prokurorёve, sikurse po trumbetohet me djallёzi nga disa politikanё?
Jo, aspak. Pretendimet dhe klithmat per “cenim sovraniteti” nё kёtё rast janё sebepe pёr ta sabotuar reformёn, janё ringjallje e shёmtuar e mentaliteteve tё diktaturёs komuniste.
A ёshtё projekt-reforma nё pёrputhje me tё ashtuquajturin Nen 88 tё Komisionit tё Venecias? Edhe unё them PO, ashtu sikurse thonё ekspertёt shqiptarё, BE, Sh.B.A. dhe institucione tё tjera ndёrkombёtare.
Por kam edhe njё sugjerim pёr vetё Komisionin e Venecias qё nё tё ardhmen tё heqё dorё nga rekomandime politike pёr partitё dhe tё japё vetёm opinion profesional, sepse partitё vetё ngatёrrohen e pёrleshen pёr parcelizim e zabtim tё gjyqёsorit e prokurorise edhe pa rekomandime joprofesionale veneciane, ndersa sugjerimi i Venecias pёr zgjidhje politike qё sigurojnё proporcionim tё opozites dhe mazhorancёs nё gjyqёsor e prokurori krijon sherre e keqinterpretime qё minojnё vetё reformёn nё drejtёsi dhe pavarёsinё e institucioneve tё drejtёsisё, pra i hedh benzinё zjarrit tё pashuar tё politikёs mbrapshtake nё Shqipёri.
Nё mbyllje unё shpreh besimin dhe uroj qё me 21 Korrik mёse 94 deputetё,mbase 139 (mbase ndodh edhe mrekullia dhe 140 deputetё) do votojnё PRO Projekt-Reformёs nё Drejtёsi. Dhe ateherё lajme e ditё mё tё mira do tё vijnё pёr qytetarёt dhe Shqipёrinё!
Zef Brozi
Uashington, DC 19 Korrik 2016