• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli ‘urdhëroi’ hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve/ Gjikondi: Meta kërkon të intimidojë strukturat që merren me këtë çështje

by Java News
01/06/2023 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit urdhëroi Prokurorinë të nisë hetime ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni nga ish presidenti Ilir Meta. Ky i fundit pretendon se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë falsifikuar dokumentet ku thuhej se Ilir Metaj kishte qenë pjesë e ish-sigurimit.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, tha se ky vendim ka për qëllim që të intimidojë strukturat që merren me hetimin e personazheve që kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Gjikondi e lidhi vendimin e sotëm me persona të afërt me Ilir Metën.

“Ky vendim kërkon të intimidojë strukturat që merren me hetimin dhe zbulimin e personazheve që në të shkuarën kanë qenë mëkatarë, fajtorë dhe pjesë e përçarjes dhe vëllavrasjes që ka ndodhur çka ndalohen me ligj të jenë pjesë e politikës aktive tani. Gjithmonë politika shqiptare është kujdesur që të tregojë me gisht të tjerët por gjithmonë gjynahet dhe inkriminimet e saj t’i fshehë.

Kjo kujdesje përfshin për ta bllokuar të gjithë sistemin e drejtësisë ku në çdo lloj strukture dhe hallke kanë të afërmit dhe zgjatuesit e tyre. Komisioni Bezhani, të cilin Meta e tund si certifikatë pastërtie, familjarë të ngushtë të zotit Bezhani, kanë qenë gjithmonë krah të djathtë të Metës në politikën e tij. Edhe në vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit, kupton se lëviz në shtratin e lidhjeve farefisnore të partisë së Ilir Metës”, tha Gjikondi.

Më tej, Gjikondi tha se ish presidenti kërkon që të intimidojë Gentiana Sulën me kallëzimin e bërë ndaj saj. Megjithatë, analistja tha se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk mund ta ndalojë institucionin për t’i shkuar çështjes deri në fund.

“Këtë kallëzim që ka bërë për zonjën Genta Sula dhe dy ndihmësit e saj, e ka bërë për ti intimiduar si falsifikator, shpifës për t’i kompleksuar që të mos vazhdojnë më për të gjetur prova indirekte për të vërtetuar se ky personazh që në vitet ’90 nuk e ka merituar të jetë e politikës pasi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në mënyrë aktive. T’i mund ta zhdukësh dosjen tënde por aktiviteti si ish sigurims reflektohet në shumë dosje të të tjerëve. Edhe emaili anonim i dërguar pranë këtij institucioni ka dhënë indicie të sakta që janë verifikuar dhe kanë dalë si të mirëqena.”, tha Gjikondi./m.j

Next Post
Inceneratori i Fierit/ Tabaku: Subashi kompensoi tokë private me vlerë 460 milionë lekë

Reagimi ndaj Ibrahimajt/ Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte premtim elektoral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In