• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli u ankua për sigurinë pas kërcënimit të gjyqtarëve në 2023: Shteti duhet të garantojë rendin gjatë seancave (LETRA)

by Os De
07/10/2025 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, në sallën e gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u vra me armë gjykatësi Astrit Kalaja, duke dëshmuar dështimin tërësisht të masave të sigurisë. 

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme që bëri se në nëntor të vitit 2023 i kishte kërkuar Policisë së Shtetit shtimin e punonjësve për të garantuar sigurinë edhe brenda ambienteve të gjykatave. Por Policia e Shtetit iu përgjigj duke thënë se nuk ka staf për të përmbushur këtë kërkesë. 

Por para kësaj kërkese, ka qenë vetë Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që i dërgoi një letër më 20 tetor 2023 KLGJ-së, duke i kërkuar shtimin e masave të sigurisë me efektivë të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin në sallat e gjyqit dhe ambientet e brendshme të gjykatës. 

Kjo kërkesë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u bë menjëherë pas kërcënimit të 3 gjyqtareve të Apelit, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri, të cilat dhanë vendimin e dënimit për 5 persona që u shpallën fajtorë për vrasjen e mbetur në tentativë të Inez Hajrullës në Vlorë. 

Pasi ato dhanë vendimin ndaj tyre, gjyqtaret u tërheqën në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar autorët e kërcënimeve që ndodheshin në sallën e gjyqit të cilët u shprehën të acaruar dhe i akuzuan gjyqtaret se ishin te korruptuara. 

Më 15 shtator 2023, të treja gjyqtaret bënë denoncim në Komisariatin nr.1 të Policisë së Tiranës. 

Përpos denoncimit, Gjykata e Apelit i dërgoi edhe një letër KLGJ-së ku shprehte shqetësimin duke i kërkuar marrjen e masave shtesë nëpër gjykata dhe zbatimin e VKM-së së datës 2010. 

LETRA E APELIT MË 20 TETOR 2023 DREJTUAR KLGJ-SË: 

Më lejoni të ndaj me Ju, një çështje që për nga natyra e saj, është adresuar edhe më herët dhe së fundi me rastin e zbatimit të hartës gjyqësore dhe suprimimin e gjykatave të apelit. Bëhet fjalë për sigurinë në gjykatë dhe kjo duhet të jetë shqetësim për secilën prej gjykatave të Republikës. 

Ndonëse mund të jeni të informuar, më lejoni të rikujtoj se: 

  1. Policia e Shtetit ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës, i cili aktualisht qëndron në një prej hyrjeve të gjykatës, asaj ku hyn dhe del publiku dhe palët në procese. Ky punonjës nuk ofron asnjë shërbim në ambientet e brendshme të gjykatës dhe aq më pak në sallat ku zhvillohen proceset gjyqësore.
  2. Dy hyrjet e tjera të gjykatës, duhet të mbikëqyren dhe kontrollohen nga punonjësit e administratës gjyqësore. 
  1. Sipas strukturës së miratuar, organika e gjykatës parashikon në total pesë nëpunës gjyqësorë, nga të cilët dy shërbejnë për kryerjen e njoftimeve dhe tre shërbejnë si personel i sigurisë.
  2. Përveç hyrjeve të gjykatës dhe ambienteve të tjera të shërbimit, që duhet të mbikëqyren dhe sigurohen, gjykata ka edhe tetë salla gjykimi.
  3. Me gjithë numrin e vogël të punonjësve që duhet te garantojnë sigurinë, ata nuk kanë marrë asnjë trajnim për ushtrimin e detyrës dhe posaçërisht për menaxhimin e situatave të krizës apo riskut.

Të nderuar, 

Ruajta e rendit dhe sigurisë është detyrim pozitiv i shtetit me qëllim garantimin e jetës, shëndetit, të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve. Përpos këtij detyrimi të përgjithshëm, shteti duhet të garantojë posaçërisht ruajtjen e rendit dhe sigurisë përgjatë procesit gjyqësor. Këtu duhet mbajtur në konsideratë se gjykata është vendi, ku bashkohen persona që janë në konflikt me njëri – tjetrin, të cilët shpesh herë mbartin emocione dhe ngarkesa të mosmarrëveshjeve, duke i manifestuar ato edhe në sallën e gjykimit. Në këto kushte, ekziston kurdoherë risku që reagimet e personave që aksesojnë sallën e gjykimit, të përshkallëzohen në atë masë, sa të përbëjnë rrezik për personat e tjerë të pranishëm, qofshin këta persona të tretë përdorues të gjykatës, qoftë stafi administrativ gjyqësor, apo 

edhe vetë gjyqtarët. 

Ndonëse VKM nr. 333, date 28.04.2010 “Për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve shtetërore”, merr përsipër të sigurojë rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, praktikisht ky parashikim nuk rezulton efektiv dhe nuk përmbush qëllimin e aktit normativ, për sa kohë që ofrohet vetëm një punonjës policie, i cili e ushtron detyrën vetëm në një nga portat hyrëse të gjykatës. Seancat gjyqësore mbeten kështu pa asnjë mbikëqyrje dhe për rrjedhojë pa asnjë siguri. 

Për sa më sipër, do të vlerësohej maksimalisht nëse kjo situatë do të adresohej për zgjidhje nga ana Juaj, me qëllim përmirësimin e sigurisë në gjykatë. Kjo do të shërbente si për garantimin e proceseve gjyqësore, ashtu edhe për jetën, shëndetin dhe te drejtat e subjekteve që aksesojnë sallën e gjykimit. Kjo njëkohësisht lidhet drejtpërdrejtë edhe me autoritetin e vetë gjykatës. 

 

 

 

Next Post
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Kolumbi: Ndaj Artur Tushit u derdhën 11 plumba 

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Kolumbi: Ndaj Artur Tushit u derdhën 11 plumba 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In