Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, i arrestuar për videoskandalin ku i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje kundrejt punësimit, do të qëndrojë në burg.
Ky ëdhtë vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhelili, që u dha nga shkalla e parë.
Xhelili kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga “arresti me burg”, në “detyrim paraqitje” ose “arrest shtëpie”.
Por kërkesa e tij u hodh poshtë nga Gjykata e apelit. Pas këtij vendimi ish-kryebashkiaku do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve dhe gjykimit ndaj tij./a.m.