• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli i rrëzon kërkesën, lihet në burg tutori i prostitutave në Shkodër

by Java News
29/01/2018 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frederik Tata, i njohur ndryshe edhe si ‘Dan Bilzeriani’ i Shkodrës është lënë në burg ditën e sotme, pasi gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Edhe pse gjatë seancës gjyqësore ai e ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është I pafajshme, avokatët e tij nuk kanë e kanë bindur gjykatën për të vendosur lirimin e tij.

Ai u arrestua disa muaj më parë nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Balerina” pasi ishte tutori i 5 vajzave që ushtronin prostitucion në lokalin e tij trekatësh “Tata”.

Si u zbulua Tata

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

– S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N., banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

– Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

– Një armë zjarri pistoletë.

– Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

– Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

– Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare. 

Next Post
Bruksel, Basha merr pjesë në Asamblenë Politike të PPE

Bruksel, Basha merr pjesë në Asamblenë Politike të PPE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In