• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i Ramës: Doni të punoni në administratën e re?! Ja ku të trokisni

by Java News
04/07/2017 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sajë të nismës ‘Shqiperia që duam’ kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ faktin se kishte marrë shprehje intersi nga një shqiptar i shkolluar në SHBA, për të dhënë kështu kontributin e tij në vend.

MESAZHI I RAMES
shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…
Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.
E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.
Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa shqiperiaqeduam@kryeministria.al për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.
Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qëndror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Te të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPERIA QE DUAM.
Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.
Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.
Pa hë njëherë, të presim e të shohim😊✌️🇦🇱

ma.me

Next Post
VIDEO/ Testoi besnikërinë e të fejuarit, por mbetet e shokuar

VIDEO/ Testoi besnikërinë e të fejuarit, por mbetet e shokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In