Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth vijon të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
Ai vetëm pak kohë para samitit së liderëve të Europës ku do të vendoset mbi fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka bërë një apel të fortë që të hapen negociata.
“Hapja sa më shpejt të jetë e mundur e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jetike”, deklaron ministri gjerman Roth.
Ndërsa ka theksuar se “BE duhet të mbajë premtimet e saj”.
g.kosovari