• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli/Mbillet në lëndinën e Pallatit të Europës në Strasburg “Lisi i Europës”!

by Java News
03/11/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

– Thirrje autoriteteve shqiptare dhe kryebashkiakut Erion Veliaj

për të mbjellur të parët « Lisin e Europës » –

 

Nga Fotaq Andrea

 

Është e njohur se më 14 korrik 1870, gjeniu Viktor Hygo mbillte në kopshtin e vet në Hauteville House, Guernesey, në prani të miqve dhe nipërve e mbesave, një lende lisi, duke e pagëzuar filizin e ardhshëm « Lisi i Shteteve të Bashkuara të Evropës ». Shumë shpejt filizi lulëzoi dhe jeton ende edhe sot i fuqishëm, duke mbartur me vete dhe duke mishëruar që prej 150 vjetësh ëndrrën e hygoiane për ta parë Europën të bashkuar dhe në paqe.

Nisur nga kjo ide gjeniale largpamëse e Viktor Hygoit, që sot konsiderohet me të drejtë si një “stërgjysh” i Europës së Bashkuar, dhe në kujtim të veprës së tij madhore, në dhjetor 2018, autori i këtij shkrimi i drejtoi një letër ish Sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë së Këshillit të Europës, Bruno Haller, në të cilën theksonte se “Viti 2019 shënonte 70 vjetorin e themelimit të Këshillit të Europës, si dhe 170 vjetorin e fjalimit të Viktor Hygoit mbajtur në gusht 1849 në Kongresin ndërkombëtar të paqes në Paris, ku hodhi pikërisht idenë e tij për themelimin e “Shteteve të Bashkuara të Europës”.

I frymëzuar nga kjo ide, kur ndërtimi europian has sot sfida të reja të Bashkimit Europian (si Brexit dhe hapja e negociatave për anëtarësim në familjen europiane të Shqipërisë), propozoja në letër të mbillej gjatë vitit 2019, në mënyrë simbolike, filizi “Lisi i Europës” në lëndinën para Pallatit të Europës në Strasburg, “për t’i dhënë një impuls të ri projektit për ndërtimin e plotë europian, si dhe vlerave demokratike të Këshillit të Europës (KiE), duke forcuar përherë e më shumë rolin e tij parësor si garant i sigurisë demokratike dhe i respektit të të Drejtave të Njeriut”. Shtoja gjithashtu në letër se mbjellja e “Lisit të Europës” do të shërbente po ashtu si një akt simbolik për t’iu propozuar tërë shteteve anëtare e kandidate të KiE-së të ndiqnin të njëjtin shembull dhe “Lisi i Europës” të bëhej kësisoj “pema symbol e vlerave demokratike dhe e të drejtave njerëzore, si vlera të pavdekshme të Europës së Bashkuar në paqe e liri”.

Miku i Shqipërisë Bruno Haller, i cili është dekoruar gjithashtu me dekoratë të lartë nga presidenca e Shqipërisë, jo vetëm e vlerësoi propozimin si një “ide shumë e mirë”, por iu drejtua menjëherë Shoqatës ndërkombëtare të funksionarëve të vjetër të Këshillit të Europës (AIAACE), konkretisht zëvendspresidentit të saj Z. Hans de Jonge, për ta parashtruar idenë në Sekretariatin e KiE-së. Ceremonia e mbjelljes së filizit “Lisi i Europës” u organizua më 4 tetor 2019, në prani të ZV.Sekretares së përgjithshme të KiE-së Znj. Gabriella Battaini-Dragoni, të Kryetares së Asamblesë parlamentare Znj. Liliane Maury Pasquier dhe të Sekretarit të përgjithshëm të Kongresit të pushteteve lokale e rajonale, si dhe të mjaft përfaqësuesve nga Komiteti i Personelit, nga Shoqata “Amicale” dhe Shoqata ndërkombëtare e funksionarëve të vjetër të Bashkësive europiane. Merrni po ashtu pjesë përfaqësues të Bashkisë së Strasburgut dhe shumë funksionarë të lartë të KiE-së. Në fjalën e rastit, Z. H. De Jonge theksoi ndër të tjera se  Shoqata ndërkombëtare AIAACE “dhuronte këtë filiz “Lisi i Europës” me rastin e 70 vjetorit të KiE-së, duke shprehur besimin tonë për një të ardhme të gjatë të Organizatës”, e cila është organizata më të vjetër ndërqeveritare europiane, dhe që, “falë polivalencës të ndërveprimeve e bashkëpunimeve të saj, falë instrumentave dhe mekanizmave që zhvillon, ndjek nga afër proceset e integrimit europian, mbi bazën e vlerave themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Pa dyshim, shkrimtari i madh klasik Viktor Hygo, babai i romantizmit francez, është nga autorët më të njohur e më të dashur për lexuesin shqiptar, dhe qysh herët, madje. Por Hygo njihet nga ana tjetër edhe si humanist i madh, filozof, politikan, jurist e avokat i shquar, që mbrojti fuqishëm vlerat njerëzore, duke dalë kundër mjerimit, varfërisë, margjinalizimit shoqëror, e sidomos njihet si ndër të parët shkrimtarë të angazhuar kundër dënimit me vdekje e torturës.

Për ne shqiptarët, ia vlen të theksojmë se gjeniu Viktor Hygo nuk ka munguar të shkruajë me penë të zjarrtë, duke përmendur qëndresën e tyre historike, sidomos në veprat e tij “Choses vues” (Ndodhi të përjetuara) dhe  “Orientalet”. Tek shkruan për “Shtetet e Bashkuara të Europës”, ai përfshin në to edhe “les pays de l’Albanie” (vendet apo trojet e Shqipërisë), flet për “timariotët” (himariotët) trima, siç i quan ai, dhe ngre lart veprën e lavdishme të krejt udhëheqësve arvanitas të revolucionit grek, e sidomos figurën “enigmatike” të Ali Pashë Tepelenës, të cilin e krahason me Napoleonin dhe e vë përballë tij në forcë, qendrueshmëri e ashpërsi. “Ata, shkruan Hygo, qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, siç përballen me shoshoq tigri me luanin, shqiponja me skifterin”.  Po ashtu, në akuarelin e tij “Kështjella”, ai jo thjesht ilustron vargjet e tij të famshme për kështjellën e paepur të Aliut, por e shfaq atë metaforikisht si kështjellë simbol e mbarë Shqipërisë dhe e qëndresës së saj historike, që dallgët (tallazet e Historisë) nuk e kanë tundur kurrë një njëherë nga vendi.

Nga ana tjetër, siç kemi përmendur në një shkrim tonin, në kryeveprën e tij “Katedralja e Parisit”, Hygo vë në dukje se heroina kryesore Esmeralda, cigania e bukur që “çmendi dynjanë”, ndodhet në kryeqytetin francez “ardhur me dhinë e saj nga vendet e Shqipërisë” (sic!) Dhe jo vetëm kaq, por dhinë e saj ajo e thërret me dashuri prindërore alla shqiptarçe (à l’albanaise) “Djali”, një term ky shqeto shqip, siç kemi argumentuar në shkrimin tonë, duke lënë të kuptohet se “dhia” e Esmeraldës në fakt është thjesht e gjinisë mashkullore, kur brirët e kafshës jo domosdoshmërisht përcaktojnë gjininë, cjap apo dhi. Dhe dihet që Viktor Hygo tërë elementët kryesorë dhe episodet e kryeveprës së tij “Katedralia e Parisit” i ka huazuar nga dokumente mesjetare, tek i përdor ato me besnikëri e vërtetësi. Ja një arsye më shumë pse është tepër e dashur figura gjeniale e Hygoit për ne shqiptarët.

Në mitologjinë shqiptare, simboli i lisit zë vend qendror dhe pellazgologu i madh Dhimitri Pilika e sheh lisin (dushkun) si simbol themelor të Dodonës hyjnore të Lashtësisë, si falëtorja e parë e Zeusit, me karakter të mirëfilltë profetik. Nxjerr, ndër të tjera, në pah toponomastikën e vendit tonë, mjaft e pasur me emra që kanë rrënjën në termat “dushk” e “lis”, që nga fshatrat Dushk në Gramsh, Lushnje, Shijak, Lezhë, Peqin, deri në fshatrat Lis, në Kat, Kavajë, Mallakastër, Dukagjin, ku mjaft fshatra shfaqen me emrat konkretë Lis-Pateos, Katër-Lis, Bregu i Lisit, Qafë e Lisit, Maja e Lisit, etj. Po ashtu, edhe vetë emri i qytetit heroik Lezhës, themeluar që më 669 para Lindjes së Krishtit, vjen thjesht nga termi i lashtë “Lissus”, siç njihej në Antikitet. Dhe në këtë “Lissus”, “Lisi Skënderbeu” mblodhi rreth vetes Kuvendin e Leshës për të themeluar shtetin e parë të Arbërit.

Frazeologjia shqiptare po ashtu është e pasur me shprehje që kanë në thelb termin “lis”: “është lis me shumë degë” (për familjet e mëdha fisnikërore me të parin e tyre); dhe kundërta: “mbeti si lis pa degë”, mbeti  “pikë në lis”; “lisi i gjakut”; “lis i lartë” (njeri i fortë, i paepur) apo “lis me rremba”; “lisi i qumështit”; “lis me rrënjë të thella”, “e pret lisin me një sëpatë”, etj. etj. Me të drejtë, miku im i kahhershëm prof. Përparim Çarçani, inxhinier në pyje, kur e pyesja këto ditë nëse ka dallim midis “lisit” e “dushkut”, nisur nga postulati konician që nuk ka “sinonimi absolute”, me shkruante, jo pa humor se dallimi nuk është i prerë, por që të krahasosh lisin me dushkun është si të vësh përballë shprehjen “burrë lis” me dy “rr”, dhe   shprehjen  – në mund ta krijojmë – “burë dushk” me një “r”, se për të një dushkajë është pyll me lisa dhe të dy termat kanë sinonimi të plotë, po lisi te shqiptarët është “hyjnizuar” si pemë e lartë me trung të trashë tërë gunga e bunga, dhe që rron deri edhe njëmijë vjet. Në fund të fundit, sinonimia e fjalëve që përcaktojnë familjen e pemëve që lidhin lende është shumë e pasur në gjuhën shqipe: lis, dushk, qarr, bujgër, bung, shparth, prrall, valanidh, etj, etj.

Në përfundim, e mbyllim këtë shkrim me një thirrje nga zemra drejtuar autoriteteve shqiptare dhe në mënyrë të veçantë kryebashkiakut Veliaj për të ndërmarrë nismën që Shqipëria, shteti i parë alfabetik anëtar i Këshillit të Europës, të mbjellë e para gjithashtu “Lisin e Europës”, nën shembullin historik të Të Madhit Hugo, që kërkonte integrimin e plotë – dhe pa kushte – të shteteve të kontinentit të vjetër në “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Kjo është largamësia gjeniale hygoiane, dhe në nderim të tij, në pritje që të miratohet së shpejti nga Sekretariati  i KiE-së pllaka përkujtimore që do të vendoset para filizit “Lisi i Europës” i sapombjellë në Strasburg, le të japë Shqipëria shembullin dhe kontributin e vet me mbjelljen e “Lisit të Europës”, si një sinjal paraprak historik drejt realizimit së shpejti të anëtarësimit të saj në familjen e madhe europiane. Do Zoti, dhe kjo thirrje gjen realizim për të mirën e Shqipërisë, për të ardhmen dhe begatinë e saj. (milosao)

 

 

 

 

 

Next Post
Dy të rinj trafikantë ndalohen nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Muhamet Gjolleshi”

Dy të rinj trafikantë ndalohen nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Muhamet Gjolleshi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In