Enriko Gazzo me kombësi Italiane i konsideruar si trafikanti i kokainës më i kërkuar në Peru nuk ka mundur të fitojë lirinë nga gjykata shqiptare. Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë, kohë e cila duhet të përdoret nga drejtësia Peruane për të sjellë në Tiranë kërkesën për ekstradimin e Gazzo.
Italiani u prangos në Rinas nga Interpol Tirana pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia peruane, me dyshimin se në bashkëpunim me disa persona, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar nga Peruja drejt Italisë rreth 1 tonë kokainë.
ma.me