• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Apeli i turizmit/“Vendet e punës nuk shpëtohen me fjalë”

by Java News
19/04/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Global i Krizave të Turizmit është shprehur se qeveritë duhet “të shkojnë përtej fjalëve” dhe të fillojnë të marrin veprime vendimtare për të mbrojtur miliona vende pune nën kërcënim në sektorin e turizmit, si rezultat i pandemisë COVID-19.

Komiteti i Krizave u mblodh nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) në përgjigje të COVID-19. Me turizmin ndër një nga më të prekurit rëndë nga të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, agjensia e Kombeve të Bashkuara e specializuar për turizëm, paralajmëron gjithashtu edhe për bilancin social dhe atë të zhvillimit që mund të ketë ndikimi ekonomik.

Organizata Botërore e Turizmit është duke u përpjekur që të ndërgjegjësojë qeveritë që të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur jetën, jetesën dhe kategoritë më vulnerabël të shoqërisë.

Organizata Botërore e Turizmit i bën jehonë thirrjes më të gjerë për veprim, jo fjalë.

Në mbledhjen e tretë të Komitetit, Organizata Botërore e Turizmit u bëri thirrje anëtarëve të rritnin presionin ndaj liderëve botërorë që të rishikojnë politikat tatimore dhe politikat e punësimit në lidhje me turizmin dhe të ndihmojnë që bizneset të mbijetojnë për të ndihmuar në nxitjen e përpjekjeve më të gjera të rimëkëmbjes.

Kjo thirrje për veprim vjen për të  vendosur vendimmarrësit nën një presion në rritje për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19. Hartimi i përgjigjeve financiare dhe ekonomike ka qenë fokusi qendror i Takimeve të Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore këtë javë, ndërsa Komisioni Europian ka forcuar bashkëpunimin politik brenda Bashkimit Europian. Takimi i Komitetit të Krizave të Turizmit u mbajt gjithashtu nën sfondin e Presidencës Saudite të G20, duke u bërë thirrje qeverive, organizatave private dhe filantropëve për të kontribuuar nën një bashkësi të gjithë 8 miliardë dollarë amerikanë për të adresuar hendekun ekzistues të financimit dhe adresimin e duhur të pandemisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Turimzit, Zurab Pololikashvili tha se: “Kjo krizë ka treguar forcën e solidaritetit përtej kufijve. Por fjalët dhe gjestet e këndshme nuk do të mbrojnë vendet e punës dhe nuk do të ndihmojnë miliona njerëz, jeta e të cilëve varet nga një sektor i lulëzuar i turizmit. Qeveritë kanë një mundësi për të njohur aftësinë unike të turizmit, jo vetëm që siguron punësim, por për të drejtuar barazinë dhe gjithëpërfshirjen. Sektori ynë ka dëshmuar aftësinë e tij për tu ringritur dhe për t’i ndihmuar bizneset dhe shoqëritë të rikuperohen. Ne kërkojmë që turizmit tani t’i jepet mbështetja e duhur për të udhëhequr edhe një herë përpjekjet e rimëkëmbjes”.

Duke parë përtej botës së mbyllur

Thirrja për veprim vjen pasi Organziata Botërore e Turimzit raporton shkallën në të cilën turizmi global është prekur nga pasojat e COVID-19. Raporti i Organziatës Ndërkombëtare të Turimzit “Kufizimet e Udhëtimit” vëren se 96% e të gjitha destinacioneve në të gjithë botën kanë krijuar kufizime të plota ose të pjesshme që nga fundi i janarit. Sekretari i Përgjithshëm Pololikashvili gjithashtu u ka bërë thirrje qeverive të heqin kufizimet sa më shpejt që të jetë e mundur për të bërë të mundur që shoqëritë të jenë në gjendje edhe një herë të përfitojnë nga përfitimet sociale dhe ekonomike që mund të sjellë turizmi.

Duke parë përpara, Komiteti Global i Krizave të Turizmit po punon mbi një Plan Rimëkëmbjeje për sektorin. Kjo do të përqendrohet rreth kufijve të hapur dhe lidhjes së zgjeruar, ndërsa gjithashtu do të punojë për të rritur besimin e konsumatorit dhe investitorëve.

Për t’i ndihmuar vendet të rikthehen në rritje,Organziata së shpejti do të nisë një Paketë të re të Ndihmës Teknike të Rimëkëmbjes. Kjo do t’i lejojë Shteteve Anëtare të krijojnë kapacitete dhe treg më të mirë dhe të promovojnë sektorin e tyre të turizmit në muajt sfidues që do të vijnë përpara.

Turizmi duke folur si një

Organizata formoi një Komitet Global të Krizave të Turizmit për t’u bashkuar me secilën pjesë të sektorit të turizmit, si dhe duke udhëhequr institucionet ndërkombëtare së bashku për të krijuar një përgjigje të bashkuar në mënyrë që të lehtësojnë ndikimin e COVID-19 dhe të përgatisin turizmin në rrugën rejt shërimit. Nga brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, Komiteti përfshin përfaqësues nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit), ICAO (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe IMO (Organizata Ndërkombëtare Detare). Sektori privat përfaqësohet nga anëtarët përfshirë IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), ACI (Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve), CLIA (Shoqata Ndërkombëtare e Cruises Lines) dhe WTTC (Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit).

Ky takim i tretë përfitoi nga inputet nga ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës) dhe OECD, duke theksuar rëndësinë e shtuar që i jepet turizmit pasi organizatat ndërkombëtare i përgjigjen COVID-19./Organizata Botërore e Turizmit/

 

Next Post
FOTOT/ Humori në ditët e karantinës, cili e ka rradhën për liri-dalje?!

FOTOT/ Humori në ditët e karantinës, cili e ka rradhën për liri-dalje?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In