• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Apeli i mjekes me koronavirus nga spitali: Është agresiv! Shihni vuajtjen time dhe bëni atë që ju takon!

by Java News
16/03/2020 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quhet Daniela De Rosa, mjeke veterinere në Itali e cila edhe pse ende e lidhur me një aparaturë respiratore në shtratin e spitalit, fati e deshi të fitojë betejën me COVID 19. Për të është dita e parë e një tamponi negativ ndaj koronavirusit, është dita e parë që mund të thotë disa fjalë, të cilat ka zgjedhur t’ia drejtojë të gjithëve.

Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, Daniela De Rosa dëshironte bënte një apel për shumë njerëz, të cilët ende nuk e kanë kuptuar agresivitetin e COVID -19, duke shkelur të gjitha rregullat e dekreteve të fundit dhe apelimet e nisura nga Presidenti De Luca dhe kryetarët e kampanëve.

“Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim”, thotë ajo në mesazhin e saj, ndërsa thekson se sot ndodhet në jetë falë përkushtimit të mjekëve dhe natyrisht me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi se nuk kishte ardhur momenti për të.

Mesazhi i plotë:

“Mirëmbrëma të gjithëve! Unë jam doktoreshë De Rosa, veterinere e provincës Avelino. Një ndër rastet e parë pozitiv me Covid-19. Tani do t’ju spjegoj se perse jam sot këtu per të ndarë këtë mesazh mbi të gjitha për ata që do ta ngulisin mirë jo vetëm ta dëgjojnë, më vjen keq edhe pse do te prek ndjeshmërinë e ndonjërit për mënyrën si po prezantohem por ishte një zgjedhje e detyruar, sepse një komunikatë e shkruar edhe e shoqëruar me një foto, nuk do të kishte dhënë të njëjtën ide dhe mendimin që dua të ndaj. Jam mbyllur në izolim në këtë spital, në luftë me COVID 19, prej ditësh sa nuk numërohen më.

Nuk mund të hap dritaren, nuk kam kontakte me asnjë, vetëm dy herë në ditë, një me një mjek për kontrollin e përditshëm dhe tjetri kur më sjell drekën dhe darkën, e cila më lihet në një karrocë pas dere në të cilën duhet të mbaj një distancë të caktuar metrash. Koronavirusi më ka shkaktuar një sëmundje të rëndë pulmonare intersticiale, me insuficensë të madhe të frymëmarrjes. Unë jam një grua 43 vjeçe, që para këtij episodi, gëzonte shëndet të plotë, por papritur u gjenda e lidhur pas kësaj aparature respiratore e të luftoj me vdekjen dhe Covid 19.

Kjo ishte pas vdekjes së babait tim, eksperienca më e vështirë e jetës time. Luftova për t’u bashkuar me vajzat e mia, te familja ime dhe sot, pas tamponit të parë negativ, mora një fije shprese, sepse po fitoj luftën. Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë që ka kaluar këto ditë, trupi im, shpirti im, mendja ime, por një siguri e kam, nëse nuk prekesh nga një fatkeqësi e tillë, dhe i katapultuar pranë vdekjes, nuk do të mund të kuptosh kurrë dhimbjen dhe dëshpërimin që mund të ndjesh.

Ja edhe qëllimi i mesazhit tim. Munda sot vetëm të flas, pas ditësh në insuficensë frymëmarrjeje. Akoma jo të gjithë, në mos shumë pak persona, e kanë kuptuar vërtetë se për cfarë po flasim, nuk e di nëse për injorancë, apo se nuk kanë mjaftueshëm frikë. Dhe sot unë do të doja që shumë njerëz të më shihnin, për të parë nëse arrini, në sytë e mi e një trupin tim vuajtjen që duhet të përballosh për të luftuar këtë virus. Ta nisim nga vetja, sa nga ne nuk e kanë respektuar dekretin, sa nga ne plotësisht të ndërgjegjshëm për t’u izoluar dhe për të hyrë në karantinë, nuk e kanë ndjerë për detyrim ta bëjnë dhe për këtë kanë vënë në rrezik, e vazhdojnë ta bëjnë, jetën e tyre, atë të të tjerëve dhe timen, që gjendem këtu për faj të sjelljes të një prej këtyre personave.

Secili prej nesh duhet të kishte bërë pjesën e tij, është e kotë të kapesh me institucionet, nëse e dimë se jemi bartës të virusit dhe vazhdojmë qetësisht të shkojmë në punë, apo për pazare. Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim. Cdokush duhet të mbajë përgjegjësi, por pak e kanë bërë dhe po e bëjnë. Ja pse e kam nxjerrë fytyrë, që nuk është e bukur dhe u shfaqa këtu brenda, me mikun tim ‘respirator’ që më shpëtoi jetën bashkë me përkushtimin e mjekëve që më asistuan dhe natyrisht me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi që nuk kishte ardhur ende momenti im dhe se duhej të kthehesha në familjen time. Faleminderit të gjithëve dhe më falni nëse ju kam pikëlluar.” /e.s/

Next Post
Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga koronavirusi dhe pse?

Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga koronavirusi dhe pse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In