
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook, lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë Atdheut. Ndërsa publikon shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta shkruan se Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vijon qoftë edhe një ditë më shumë.
Postimi i plotë:
Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth *18.4 herë më të lartë* se Bosnja, *17.4 herë më të lartë* se Mali i Zi, *12 herë më të lartë* se Serbia, *5.1 herë më të lartë* se Maqedonia e Veriut dhe *3.9 herë më të lartë* se Kosova.
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.
Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.
NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!











