Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Bledar Zenelin.
30-vjeçari me profesion murator, u arrestua më 28 korrik 2022 me urdhër ndalimit të SPAK pasi akuzohet për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
Ai pretendon se ka postuar vetëm thënie të teologëve dhe thënie të Kuranit por pas vendimit të sotëm do të vijojë të qëndrojë në qeli.
/a.r