Një djalosh i sëmurë sirian nuk do të ketë mundësi të marrë trajtimin mjekësor për sëmundjen për shkak të vendimit që ka marrë Donald Trump.
Moohamed, 7 vjeçari nga Siria nuk do të mund të shkojë në Amerikë për shërim pasi Donald Trump ka ndaluar hyrjen e sirianëve në SHBA, shkruan lajmi.net. Jihad Al-Khaled, babai i djaloshit 7 vjeçar ka bërë një lutje shumë prekëse për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, duke bërë gjithë botën të preket dhe të reagojë.
Al-Khaled thotë se mundësia e vetme që biri i tij të jetoj është trajtimi mjekësor në SHBA dhe ka pasur mjaftë shpresë derisa e ka dëgjuar nga lajmet, vendimin e presidentit amerikan të shtetit. “Unë i lutem Zotit, që Donald Trump të ketë mëshirë për djalin tim”, shprehet Khaled, i shqetësuar për shëndetin dhe jetën e birit të tij. /ma.me