• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apel/Letër protestuesit që mund të vritet sot në mbrëmje

by Java News
08/06/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Oga*

I dashur protestues që do të vritesh sot në mbrëmje!

Po të shkruaj këtë letër disa orë përpara sesa kjo mënxyrë të ndodhë, (mos e dhëntë Zoti), me shpresën që ti ta lexosh në kohë dhe të ruash veten!

Ti i ke të gjitha arsyet për të dalë sonte në protestë!

Rama duhet të largohet dhe qeveria e tij duhet të bjerë! Madje mbi ta të bëhet drejtësi e drejtë dhe aspak e zbutur! Edhe unë e mendoj si ty!

Ti mund të më thuash se ne nuk jemi njësoj, se unë e kam një punë kurse ti je i papunë. Të jap të drejtë deri diku, por më dhemb shpirti kur mendoj se nesër ti do të jesh jo vetëm i papunë, por edhe i pajetë!

Ruaje veten miku im!

Ata që të kanë nxjerrë ty në protestë, nuk janë njerëz të mirë. Ata duan pushtetin me çdo kusht, madje edhe me koston e jetës tënde! Ata nxitojnë, ata nuk duan të humbasin asnjë ditë pa pushtet kurse ti do të humbasësh të gjitha ditët e jetës tënde, për pushtetin e tyre të nxituar.

Mbase edhe ti mund të përfitoje ndonjë gjë nga pushteti i tyre, ndonjë vend pune, po ç’të duhet ty vendi i punës nëse vdes sonte?! Të lutem qëndro i gjallë, sepse puna e punës edhe rregullohet! Ajo dreq jete nuk kthehet më!

Liderat që janë në krye të protestës, pra ata që qëndrojnë tek godina përballë të rrethuar nga bodigardët, thonë se kjo e sotmja do të jetë një përplasje për jetë a vdekje, pra për jetën e tyre nga vdekja jote!

Por gabohen! Sepse ti nuk je budalla! Ti tashmë e ke kuptuar që liderat e tu duan një kurban, një të vdekur që të përligjin dhunën e cila mund t’i risjellë në pushtet para kohe.

Ti këtë e ke kuptuar dhe shpreson që kjo të ndodhë, por meqenëse lëkura jote të dhimbset, mendon se kurban do të bëhet ai tjetri, ai që ti ke në krah! Mos u bëj shejtan budalla! Kështu mendon edhe ai që të ka ty në krah! Po sikur… larg qoftë…

Ruaje veten miku im!

Ti sot nuk po shkon në luftë! Ai me uniformë përballë teje, megjithëse me armë, nuk është armiku yt. Ti nuk ke armë. (Nëse ke armë, të kërkoj ndjesë, po ke lexuar kot deri tani).

Armiqtë e tu dhe të mitë janë ata që kemi në krye. Ata që edhe kur nuk i votojmë, na i vjedhin ose na i blejnë ato vota.

Meqë ra fjala, ore ti mik i dashur që do vdesësh sot në protestë, a mos ti je nga ata që e kanë shitur votën?!

Unë e di se ata që sot duan të ketë të paktën një viktimë, do të tërbohen kur ta lexojnë këtë letër, por unë nuk po e shkruaj këtë letër për këtë qëllim, unë po e shkruaj këtë letër sepse më dhimbsesh ti!

Nëse ti sonte humb jetën, do të bëhesh person publik, i vdekur por publik. Një rrugë lagjeje apo një shkollë fillore, nesër do të mbajë emrin tënd.

Partia jote do të kujdeset për familjen tënde në kohë fushatash elektorale, kur është në pushtet. Pra diçka do të fitosh edhe me vdekjen, por jam i bindur se ti këto nuk i këmben me jetën tënde! Ti nuk je budalla! (Newsbomb)

Next Post
Zyrtari i lartë amerikan u shkruan krerëve kosovarë: Nuk mund ta besojmë që s’po na dëgjoni

Uashingtoni, Palmer: Kush prish zgjedhjet në 30 qershor nuk hyn në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In