• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apartamentet pa leje, procedurat për tapinë/ Dokumentet që duhet të dorëzohen për regjistrimin nga Kadastra

by
22/12/2022 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Kadastrës ka paralajmëruar rivënien në zbatim të marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës për ashpërsimin e penaliteteve për investitorët, të cilët nuk paraqiten për hipotekimin e pallateve pa leje.

Marrëveshja përcakton që në rastet kur investitori nuk aplikon për të përmbyllur praktikën e regjistrimit, të mos pajiset me leje të re nga Bashkia. Përmes këtij bashkëpunimi, thuhet në njoftimin e agjencisë, synohet që të përshpejtohet procesi i legalizimit të këtyre pallateve në favor të banorëve që kanë blerë apartamente.

Në lidhje me vendimi e fundit të Qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve apo kateve pa leje, kreu i Kadastrës, Artan Lame, tha pak ditë më parë se “Qëllimi i këtij vendimi është që të mos penalizojë qytetarët që kanë blerë në këto pallate dhe fakti i sotëm që ne po vazhdojmë legalizimin e pallateve e braktisura nga ndërtuesi, është një shembull që tregon një ndarje të qartë mes hallit të qytetarëve që kanë blerë një apartament apo njësi shërbimi dhe qejfit të tyre që kanë shkelur lejet dhe që duhet të paguajnë për shkeljet që kanë bërë”.

APLIKIMI

Por cilat janë procedurat që duhet të ndiqen për aplikimin dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për të përmbyllur këtë proces? Për hipotekimin e pallateve të braktisura nga investitori, aplikimet bëhen online, ndërsa dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet përmes postës shqiptare. Kusht kryesor për nisjen e procedurave të regjistrimit përveç caktimit të një përfaqësuesi është dorëzimi i kopjeve të vetëdeklarimit apo kontratave që disponohen si edhe lista e banorëve që kanë blerë apartamente apo që jetojnë në pallat.

Krahas dokumentacionit të mësipërm, duhet të dorëzohen po ashtu: kopje të kartave të identitetit të personit/personave që kanë kryer blerjen, certifikatë familjare të blerësit në momentin e blerjes, kalimet mbi pronësinë nëse ka pasur shitje te palët e treta, projektin e miratuar, projektin e gjendjes ekzistuese, tabelën e sipërfaqeve, aktekspertizën e qëndrueshmërisë së objektit, si edhe çfarëdo akti noterial që lidhet me posedimin dhe pronësinë.

Sa i takon projektit të pallatit, mund të merret nga njësia vendore, autoriteti që ka lëshuar lejen e ndërtimit, mund të prodhohet nga një subjekt i licencuar i kontaktuar nga qytetarët, ose nga drejtoria përkatëse e ASHK-së.

Ndërkohë, lidhur me aktekspertizën për qëndrueshmërinë e objektit, është dokument teknik, i cili lëshohet nga një inxhinier i licencuar dhe përgatitet detyrimisht për të gjithë godinën.

PËRFITUESIT

Gati 5 vite nga miratimi i ndryshimeve ligjore për regjistrimin e pallateve pa leje, ka ende familje që nuk e kanë përmbyllur këtë proces. Nga Agjencia janë identifikuar më herët 1320 pallate të pahipotekuara. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruara në Tiranë. Aktualisht, nga ana e ASHK-së nuk ka të dhëna të përditësuara se sa prej familjeve që gjenden në këto kushte e kanë marrë tapinë për apartamentin që kanë në posedim.

Ajo që dihet është vetëm që deri në 2020-n, janë legalizuar 803 pallate, ndërsa gjithsej janë identifikuar më shumë se 1300 objekte, të cilat gjenden në këto kushte, pra, të pahipotekuara. Tipologjitë e problematikave të vërejtura më herët në këto objekte janë të ndryshme. Kështu, ka raste kur pallati është me leje ndërtimi, por është ndërtuar një kat apo shtesë pa leje.

Ka ndodhur që lekët i janë dhënë ndërtuesit, por ky i fundit nuk ka ndjekur procedurat e hipotekimit. Po ashtu, ka një tjetër kategori pallatesh, për të cilat leja e legalizimit nuk ekziston fare, si edhe kategoria kur vetë qytetarët kanë ndërtuar një shtesë pa leje.

/e.d

Next Post
Skandali në PE/ Eva Kaili kërkon lirinë, avokati: Të mbikëqyret me bylyzyk elektronik deri në përfundim të hetimeve

Skandali në PE/ Eva Kaili kërkon lirinë, avokati: Të mbikëqyret me bylyzyk elektronik deri në përfundim të hetimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In