• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apartamente e makina/ SPAK hyn në ‘aksion’, u konfiskon miliona euro pasuri organizatës kriminale të shqiptarëve

by Java News
04/07/2020 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka vendosur sekuestrimin e pasurive të familjarëve të 5 shtetasve shqiptarë të cilët po hetohen në Holandë.

Prokuroria e Amsterdamit po heton shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme.

Sipas letërporosisë së drejtuar SPAK, nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj.

Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

SPAK sqaron se Prokuroria e Amsterdamit në Holandë: “Kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cilën kanë informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë  për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni Hollandez dhe njëkohësisht nga nenet 283/a, 333/a dhe 287 të Kodit tonë Penal”.

Në njoftimin zyrtarë të SPAK bëhët me dije se këta shtetas kanë transferuar në Shqipëri të parë, duke investuar në pasuri të patundshme, të cilat janë evidentuar nga Prokuroria anti-korripsion dhe për të cilat është kërkuar konfisikimi.

Pasuritë që SPAK do të sekuestrojë

-Lloji i pasurisë Apartament. Pasuria Nr. 197/70+1- 16, ZK. 2460, VOL. 41, FQ.2 10, me adresë: Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 133.4 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 22.01.2015, shuma e blerjes është 83.288 Euro.

-Lloji i pasurisë Garazh. Pasuria Nr. 505/316-G4, ZK. 2460, VOL. 48, FQ. 54, me adresë Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 31 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 01.12.2016, shuma e blerjes është 15.000 Euro.

-Lloji i pasurisë Arë. Pasuria Nr. 13/37 ZK. 3266, VOL. 9, FQ. 166 me adresë Sauk, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 430 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 26.10.2016, e përfituar me kontrate dhurimi.

-Automjeti me targë AA 504 JM, i llojit ATP, marka Volksëagen, tipi: 2H, modeli AMAROK, viti i prodhimit 2013, shuma e blerjes është 15.000 Euro.

-Automjeti me targë ADR 424, i llojit Rimorkio per transport mallrash, marka KOCH, tipi U 475BN, viti i prodhimit 2015, shuma e blerjes është 1.200 Euro.

-Automjeti me targë AA 765 OS, i llojit autoveture, marka Audi, tipi 8 V, modeli A 3, viti i prodhimit 2016, shuma e blerjes është 20 000 Euro.

g.kosovari

Next Post
Tragjike/ Pëson atak kardiak, humb jetën një tjetër pushues në bregdetin tonë

Tragjike/ Pëson atak kardiak, humb jetën një tjetër pushues në bregdetin tonë

Comments 1

  1. comment says:
    6 years ago

    politikes kur do i sekuestrohen pronat.
    ajo eshte organizata kriminale anti-shqiptare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In