• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apartament luksoz dhe dhe televizor 20 mijë euro/ Pse u ndëshkua prokurori i VIP-ave

by Java News
23/12/2019 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) vendosi në 15 nëntor të vitit të kaluar të shkarkonte nga detyra prokurorin Ramadan Troci, i njohur edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat.

Troci u shkarkua kryesisht për fshehje pasurie, ku përpos të tjerave, KPK ngriti dyshime se kishte në pronësi edhe një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e kishte arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Troci kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkarkimit. Troci pretendoi se nuk kishte lidhje me këto pasuri që KPK ia atribuonte atij. Kolegji i Apelimit, në tetor të këtij viti, vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK, duke vulosur kësisoj shkarkimin e Ramadan Trocit, i cili nuk për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë.

Shqiptarja.com publikon arsyetimin dhe konkluzionin e Kolegjit të Apelimit për Trocin. Sipas trupës gjykuese të kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj dhe Luan Daci, Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut.

“Në vlerësimin e Kolegjit, jo vetëm përfitimi në mënyrë të padrejtë i pasurive, por edhe ekspozimi me arrogancë i marrëdhënies me to, siç është jetesa në një banesë apo përdorimi i një automjeti që shkojnë përtej mundësive financiare të ligjshme e të pritshme të tij, është një fakt që prek dhe cenon besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendim. Sipas Kolegjit, pjesë e kësaj arrogance që konceptohet se vjen nga pushteti, në sytë e publikut është edhe pasurimi dukshëm i familjarëve të tij, qoftë nëpërmjet shkeljeve të ligjit të pranuara nga subjekti në rastin e vëllait të tij, qoftë nëpërmjet përftimeve të dyshuara si një trafik i mundshëm interesi në rastin e kunatit të tij dhe aktivitetit të tij në fushën e shfrytëzimit të minierave.

Kolegji arsyeton se “trajtimi i këtyre të dhënave merr relevancë në rastin konkret pikërisht për shkak të përfitimeve të pashpjegueshme në masa të larta dhe mënyrës e faktit se si subjekti i rivlerësimit i ka parashtruar ato, si edhe për faktin se ato kanë ndodhur e janë realizuar gjatë kohës që subjekti ushtronte funksionin e prokurorit”. Sa i takon anës profesionale, Kolegji thekson se puna e Trocit ka qenë aq e dobët saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve.

“Konkludohet se aktiviteti profesional i subjektit të rivlerësimit është i shoqëruar me njohuri, aftësi, gjykim, qëndrime ose një model pune aq të dobët, saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve, për pasojë ai konsiderohet si i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin e prokurorit, sipas parashikimit të nenit 44, germa “c” e ligjit nr. 84/2016. Për shkak të këtij konkluzioni, Kolegji vlerëson se subjekti gjendet në kushtet e parashikuara nga neni 61, pika 4 e ligjit nr. 84/2016, duke plotësuar në këtë mënyrë një nga rastet e parashikuara për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e Kolegjit.

g.kosovari

Next Post
Kandidati i dytë për kreun e SPAK: Do t’i mbroj prokurorët nga sulmet, kam eksperiencë drejtimi

Vendet bosh/ Kraja merr në dorë dosjet e 15 prokurorëve që duan të jenë pjesë e SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In