SUEDI
Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia.
Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh, është anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.
“Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”,- thuhet në deklaratën e sotme të Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze.
Çmimet për arritjet në fusha të tilla si shkenca, letërsia dhe paqja u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shkencëtarit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, që nga viti 1901.