• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antonio Belushi!

by Brizida Gjikondi
15/09/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi

Në shpatet e Polinos në Kalabri, ndër të tjera nodhen dhe dy katunde arbëreshe, Frashineto dhe Ejanina, që në gjuhën letrare shqipe, janë katundi i Frashërit dhe Janinës. Këto dy katunde si shumë të tjera në ato anë, u ripopulluan dhe lulëzuan në shekullin e XV me ardhjen e shqiptarve ne eksodin e tyre mbas mësymjes otomane në trojet shqiptare, mbas vdekjes së Skënderbeut.

Frashineto që është dhe emri zyrtar i kësaj komune në Itali është një ndër katundet më me zë në kontributet ndaj cështjes dhe dinjitetit kombëtar. Por shumë gjëra shqiptarët e Shqipërisë, nuk i dinë. Frashineto është djepi ku ka jetuar Domenico Belushi, Vincenco Dorsa, dhe shumë figura të tjera elitare shqipëtare, në Frashineto ka lindur dhe jeton dhe Ati i nderuar Prifti Arbëresh Antonio Belushi. Personalisht kur e takova në Janar të këtij viti, dhe kur me vitalitetin e tij u bë udhërrëfyesi im ndër rrugët me emrat shqiptarë, vëndet me emrat paganë po shqiptarë, Muzeun e veshjeve popullore shqiptare, bustin dhe sheshin Skënderbej të Frashinetos, dhe Biblotekën e tij shumë të çmuar, u ndjeva një thërime në shqiptarizmën dhe patriotizmin tim. U ndjeva një thërime përballë asaj madhështie vlerash të heshtura, të asaj bote arbërore, që kish ndaluar befas, në gjuhën, traditat vlerat dhe pastërtinë e Arbërisë së epokës së Skënderbeut, vallet e tyre, traditat, gjuha e tyre e pastër jo pak ma drithëruan shpirtin. Antonio Belushi ky shqiptar i madh, shumë i madh, i pari shqiptar që kish bredhur katundet arbërore të Greqisë dhe cdo katund të shteteve të tjera ku shqiptarët jetonin për të mbijetuar kombëtarisht jo fizikisht, duke qënë kështu si ai tezgjahu që lidh penjtë, arriti të studiojë, të analizojë, të rregjistrojë dhe hedh në kartë botën shqiptare të mesjetës që me fanatizëm deri në mallëngjim për 6 shekuj të gjatë ruajtën traditat, gjuhën, këngën, vallet, vajet, mënyrën si thurnin bezen, si bëjnë djathin, si përzënë magjitë, si martojnë dhe gëzojnë duke ja kaluar me mijëra herë shqiptarve të përhumbur dhe të mpirë nga sherret injoranca dhe kotësitë pavarësisht se jetojnë në trojet e ëndrës së arbëreshëve.

Në 15 Shtator shqiptari i madh Antonio Belushi ka ditëlindjen, ai, miku i çmuar i Aristidh Kolës, ai, themeluesi i Revistave me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare revistave Vatra Jone dhe Lidhja, ai, Akadamia e vërtetë shkencore shqiptare e gjallë, bën 83 vjec. Dhe unë e ndjeva detyrim shpirtëror, moral dhe kombëtar që qoftë dhe dy rrjeshta ti shkruaj me modesti për këtë shqiptar të mirë, këtë shqiptar që domosdoshmërisht Veprat e shkruara prej tij dhe Bibloteka e tij e mrekullueshme produkt i mbi 60 vjet punë atdhetare duhet të shpallen pasuri kombëtare.

Këto fjalë janë pak për një personalitet dhe Rilindas të gjallë si Antonio Belushi, por janë shqip dhe janë me zemër.

Gëzuar ditëlindjen shqiptari i madh por i heshtur Im Zot Anton Belushi !

Next Post
Kozmopolitizmi, nacionalizmi dhe Skënderbeu

Kozmopolitizmi, nacionalizmi dhe Skënderbeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In