Nga Panajot Barka
Republika e re apo Republikë e rrugës? Struktura e shtetit shqiptar jeton kohët e fundit një antinomi paradoksale. Ligjerimet ekstra institucionale propagandistike, krijuan imazhin e rrëmë, të një realiteti demokratik të ri, të hapur, pa kufi. Ky imazh, përveçse është informal është dhe i rrezikshëm. Tregon, së pari, pushtetin pa kufi të politikës dhe të politikanëve dhe dobësimin pa limit të shtetit dhe strukturave të tij. Së dyti zhvillohet jashtë institucionëve demokratike të shtetit. Së treti, nëpërmjet ballafaqimit jashtinstitucional dhe me kritika ekstreme (opozita flet për kriminalizimin e shtetit nga ana e qeverisë aq sa zgjedhjet janë të pakumtimta dhe pozita flet për frikën e opozitës nga dekriminalizimi aq sa pengon zgjedhjet), kërkojnë të shmangin realitetin për peshën e krimit të organizuar në jetën e shtetit dhe të vendit dhe të rilegjitomohen udhëheqësit politik përgjegjes në dhënien e aksesit të krimit për të zënë shtetin dhe për të kthyer politikën në derivat të tij. Këtë vërteton kërkesa për dialog si argument për të zgjidhur një krizë që nuk ka asnjë dimesion kushtetues. Në këtë kuptim del në plan të parë jo kushtetuta dhe shteti ligjor, por vullneti “politik” i politikanëve që përvalon ligjin dhe shtetin. Aq me keq kur ky realitet imponohet nga të gjitha palët për të fshehur të vërtetën e paralizimit të shtetit dhe të demokracisë.
Së pari. Është abadonuar parlamenti. Po të kishim një krizë të vërtet institucionale do të kërkohej zgjidhja në këtë insticion. Por bëhet fjalë për krizë informale, krizë të vetës dhe të ambicjeve të veta politike. Ndaj kanë paralizuar parlamentin për ta zevendësuar me rrugën, me çadrën, me ekranet e televizionëve me mitingjet. Abandonimi i insticionit kryesor të shtetit demokratik, nuk lidhet aq me frikën e vetingut dhe reformës në drejtësi, se sa me ndërgjegjësimin dhe të politikës për domosdoshmerinë e ndarjës së krimit nga politika e nga shteti dhe pamundësinë absolute për realizimin e kësaj ndarjeje nga kjo klasë politike. Edhe beteja politike në rrugë bëhet sipas këtij formati.
Kjo determinon në mënyrë me të theksuar braktisjen e institucioneve dhe kultivimin e kaosit.
Së dyti po braktiset institucioni bazë i demokracisë, ai i zgjedhjeve. Kjo është një fakt që provohet se po ndodh edhe zyrtarisht. Dhe nuk ndodh vetëm nga opozita që e deklaron publikisht mospjesëmarrjen në zgjedhje, por edhe nga pozita e cila është dhe përgjegjese për mbarëvajtjen e tyre. Opozita po ndërmerr kështu një akt parimisht antikushtetues. Kërkon qeveri teknike pa kryeministrin aktual, gjithsesi kushtetues, Ajo edhe pse ka në dorë instrumenta kushtetuese për të goditur krimin e organizuar, është venë në rolin e publikut që e përjeton situatën e krimit, por nuk ka instrumenta për ta goditur atë. Në këto 50 ditë të çadrës “së republikës së re”, opozita nuk ka promovuar asnjë argument kushtetues për të justifikuar kërkesën e saj. Asnjë dosje nuk po dërgon në insitucionet e shtetit për të vërtetuar akuzat publike për kapjen e qeverisë nga krimi dhe rrezikimin e zgjedhjeve nga ky krim. Ndërkohë që i jep të drejtën qeverisë të distancohet nga krimi dhe situata e krimit.
Por ky qëndrim i opozitës lë pa pjesëmarrje reale dhe institucionale në procesin zgjedhor dhe pozitën. Këtu nuk bëhet fjalë për paralizimin e strukturave të administrimit zgjedhor, por për ngerç të vërtet elektoral. Në fushatën e vet elektorale qeveria më shumë kërkon të bind vetën dhe elektoratin se opozita nuk ka të drejtë. Pra, as ajo nuk shpalos programin e vet elektoral. Në një analizë më të thellë, pozitës i lëverdis një situatë e tillë. Kjo i siguron fitorën e zgjedhjeve pa obligime ndaj elektoratit dhe, madje, duke tejkaluar shumë ambicjet e veta në numra. Një gjë e tillë do të krijonte mundësi për të hequr nga kurrizi aletët që e bezdisin për interesat e ambicjet e tyre, por do të shtonte rrezikun e thellimit të autotarizmit në mandatin e ri.
Së treti. Këto zhvillime defaktorizuan dhe rolin balancues në dukje të aleatëve të PS-së, sidomos të Metës. Qëndrimet e LSI-së, nga njera anë sjellin paralizimin e veprimtarisë dhe të pushtetit ekzekutiv, (kur pushteti tjetër, ai i drejtësisë, i kapur, nën peshën e korrupsionit dhe të kërkesave për reformim, është me kohë i paralizuar dhe mosbesues në garantimin e funksionimit të shtetit). Nga ana tjetër vërtetojnë praktikisht informalitetin e krizës në vend. Meta kërkon një qeveri besimi të krijuar në tavolina bisedimi, kur vet bën pjesë në një qeveri kushtetuese. Qëndrimi i tij në pamje të parë duket se çel një dritare për zgjdhjen e krizës, por në fakt ndodh e kundërta. Meta, po të jetë se është korrekt në kërkesën e tij, mund t’i drejtohet parlamentit. Ta rrezojë qeverinë ku ben pjesë dhe në vijim të krijojë institucionalisht një “qeveri besimi” për zgjedhjet apo deri në zgjedhje, me Ramën apo pa Ramën kryeministër. Por, duket se edhe ai i bën llogaritë në logjikën e demokracisë informale. Lëvizja e Metës dhe insinuatat ndaj qeverisjes ku bën pjesë, nga njera anë u duk si shkelje syri për Bashën, (për më tëpër kur derivon pjesëmarrjen e LSI në zgjedhje me atë të opozitës), nga ana tjetër u kuptua si presion ndaj Ramës për të përfituar maksimumin në ndarjen e pushtetit të ardhshëm. Por qendrimi i Ramës në referencë të kushtetutës, i imponuar mësa duket, nga krahu anti Meta në PS, jo vetëm që e dafaktorizon Metën, por krijon një situatë të re gjithsesi më të ndërlikuar dhe në krizën informale të politikës.
Së katërti. Eshtë ndoshta hëra e parë që faktori ndërkombëtar nuk dënjon të mirret me “krizën” në vend. Arsyet mund të jenë të shumta, por tri me duket se janë më kryesore. Lodhja dhe zhgënjimi që pesoi me angazhimin e tij të gjatë me politikën shqiptare. Së dyti kuptimi prej faktorit të huaj se në thelb egziston një krizë e thellë në vend që është kriza e politikës së kapur nga krimi dhe se çdo zgjidhje e ofruar brenda këtij sistemi politikanësh nuk e zgjidh problemin. Arsyeja e tretë lidhet me faktin se përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në rajon e humbën aftësinë për të qenë si faktor stabiliteti ashtu edhe faktor destabilitetit në këtë rajon.
Pra nuk gjendemi në një situatë krize institucionale, por në një situatë që i ngjan asaj të para 9 marsit të vitit 1997 me disa ndryshime të vogla. Atëhërë rrenja totale e shtetit ishte mëse e dukshme. Ishte shkaktuar nga revolta popullore pasi shteti i kapur nga pushteti ekzekutiv ishte kundërvenë totalisht popullit. Tani kemi një shtet të cilin nxiton ta shpërbëjë me çdo kusht politika se, ose është kapur prej përfaqësuesve të saj dhe krimit, ose se shteti mund të hakmerret ndaj tyre.
Me 1997 pikëmbështetja e vetme e shtetit ishte institucioni i një presidenti të paligjshëm. Sot, presidenti është i pandjeshëm dhe në ditët e fundit të mandatit të tij. Presidenti i paligjshëm 1997 realizoi një tavolinë informale ku prodhoi një qeveri të votuar në një parlament të paligjshëm dhe pa asnjë pushtet real. Sot kemi një parlament të ligjshëm dhe kërkojmë të deligjitimojmë rolin e tij, në emër të një tavoline informale të faktorëve politikë përgjegjës për situatën kritike.
Atëherë roli i ndërkombëtarëve ishte ai i protektorit qeverisës, sot faktori ndërkombëtar, është thjeshtë në rolin vezhgues.
Pas kësaj, drejtpeshimi i shtetit do të jetë shumë i vështirë. Çdo hap i tij do të ketë nga prapa frymën e dyshimit, të kundërshtimit, të mos pranimit. Kjo do të jetë shprehje e kërkesës së palëve politike për të përfituar nga shteti sigurimin e integritetit të tyre. Ky do të jetë dhe etalioni i ekulibrave, i cili do të imponohet në errësirë edhe nga pesha e ekulibrave të krimit të organizuar.
TemA