• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antikorrupsioni, beteja e fituar e Edi Ramës

by Java News
23/09/2023 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lufta e kryeministri Rama me “të ngopurit” e pushtetit të Partisë Socialiste, me ata që janë arrestuar, (dhe pritet të arrestohen) hetuar dhe gjykuar për afera korruptive dhe lidhje me grupet kriminale, mbetet epike. Nuk ka avokaturë politike, nuk ka as mbështetje juridike dhe sentimentale ndaj kujdo që ka zhytur duart në paratë e investimeve, që ka patur lidhje me trafikun e drogës, grupet kriminale, ndaj atyre që kanë zhvatur para koncesionesh, apo afera të tjera.

Por ajo që vihet re, dhe është konstatuar gjatë procesit të hetimeve mbetet interesante. Korrupsioni i ish-deputetëve, ish-ministrave apo dhe ish-drejtorëve, ka herë shtrirje vertikale, dhe herë shtrirje horizontale. Atyre u janë zbuluar lidhje korruptive me familjarët (babain, vellain, kunatin) apo dhe lidhje të tjera që shkojnë nga sekretaret, vartësit dhe deri shoferët e tyre. Nuk ka më zullumqarë, se ata që shpërdorojnë besimin dhe mirënjohjen e një kryeministri, dhe zhyten kokë dhe këmbë në vjedhje dhe abuzime.

Atyre dhe kujdo tjetër që do të rezultojë nga sot e tutje si të tillë, nuk u ka shkuar në mëndje se “Edi Rama nuk përkrah asnjë që shpërdoron detyrën, shkel ligjin, dhe abuzon me besimin e tij”. Dhe kjo është vlerë dhe maturi e një kryeministri, që ka vendosur të bëjë Shtetin Ligjor, larg modelit të rrumpallës. Seicili e ka kokën mbi shpatullat e tij. Lidhjet mes drejtuesve të akuzuar dhe arrestuar me familjarë, abuzimet, vjedhjet, fallcifikimet, pasurimi i tyre marramandës brënda pak vitesh, po kalojnë nën filtrin e SPAK.

Është pikërisht ajo që ka dashur Edi Rama dhe Partia Socialiste. Kush vjedh, kush ndyen duart me para trafiqesh, investimesh, të shkojë prapa hekurave. Dhe në fakt është një listë e gjatë në dosjet e SPAK me zyrtarë vendorë, ish-drejtues lokalë dhe qendrorë, që kanë rezultuar të lidhur me afera korruptive. Të gjithë atyre që janë sot nën hetim, u janë zbuluar lidhje të frikshme me afera korruptive, molepsje me afera trafiqesh, dhe shkelje të rënda ligjore, për të cilat Edi Rama ka mbajtur dhe do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e tij të prerë.

Asnjë minutë, nuk mund të qëndrojë në Partinë Socialiste dhe në postin e besuar, një i akuzuar për korrupsion, një i hetuar dhe arrestuar për pasurim të pabesueshëm nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Edi Rama, nuk mund të bëhet palë me askënd që ka mbushur xhepat dhe thasët me para postesh, dhe që shpërdoruan besimin e tij. Zhgënjimi mbetet mosmirënjohja më brutale e çdo zyrtari të korruptuar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, që i besoi mandatin, postin, apo dhe privilegjin politik, jo për tu pasuruar, jo për të ndarë milionat me familjarët dhe miqtë e tij, por për të drejtuar dhe kontribuar maksimalisht duke zbatuar ligjet e vendit.

Ajo ç’ka deklaroi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste se “qeverisja jonë bazohet mbi principe dhe moral të pastër për ti treguar shqiptarëve se ne, nuk zhgënjejmë besimin dhe votën tuaj”, po e tregon mbështetja e tij ndaj drejtësisë së re, dhe braktisja e çdo zyrtari të lartë apo të mesëm që rezulton i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me rrjete kriminale. Ajo ç’ka po ngjet së fundmi edhe në Ministrinë e Brëndshme dhe Policinë e Shtetit pas ardhjes së Tauland Ballës si ministër i ri, po tregon seriozitetin dhe vendosmërinë e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama, për të mos ndalur luftën dhe betejat ligjore deri në shfarosjen e fenomenit gërryes të korrupsionit, dhe lidhjeve të rrjeteve kriminale me zyrtarët e shtetit.

Next Post
Zgjedhjet në Kukës/ Gati 46 mijë votues do të zgjedhin kreun e ri të bashkisë

Zgjedhjet në Kukës/ Gati 46 mijë votues do të zgjedhin kreun e ri të bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

December 22, 2025
E konfirmon ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

“Më dhunuan djalin”, 32-vjeçarja akuzon edukatoret e kopshtit, çfarë gjeti policia

December 22, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In