• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antikorrupsioni, 445 zyrtarë të ndëshkuar. Në 2019, radha e ‘peshqve të mëdhenj’

by Java News
10/12/2018 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në rolin e Kordinatores Kombëtare Antikorrupsion bëri bilancin e një viti pune në krye të kësaj njësie gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Ndërsa prezantoi arritjet dhe rezultatet në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në vitin 2018, Gjonaj siguroi shqiptarët se viti 2019 do të jetë vendimtar dhe sinjifikativ për të shënuar më shumë rezultate në lidhje më luftën kundër korrupsionit.

Me ngritjen e KLGJ dhe KLP, ministrja siguroi se do të ndëshkohen edhe zyrtarët e lartë të përfshirë në çështje korrupsioni. “Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë si mekanizma që do të garantojnë edhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në çështje korrupsioni do të jetë një hap shumë i rëndësishëm që do të ndihmojnë në rifitimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe do të shënojnë një gur themeli në luftën kundër korrupsionit”,- tha Gjonaj.

Në prag të ngritjes së KLP dhe KLGJ, institucionet do ta bëjnë të pandalshme zbatimin e reformës në drejtësi, ministrja apeloi për një proces të drejtë dhe transparent dhe inkurajoi pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Përfitoj nga rasti duke mbajtur në konsideratë se nesër dhe pasnesër do të mbahen dy mbledhjet më të rëndësishme për dhënien jetë dy organeve qeverisëse të sistemit të Drejtësisë, Këshilllit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të inkurajoj të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të marrin pjesë në mbledhjet e përgjithshme respektive, për të ushtruar detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre në zgjedhjen e kandidatëve të KLGJ dhe KLP. Inkurajoj dhe nxis dhe drejtuesit e mbledhjeve të përgjithshme respektivisht për gjyqtarë dhe prokurorë për të garantuar një proces të drejtë, transparent, të qetë për ti treguar qytetarëve se gjyqtarët dhe prokurorët kanë kurajo për zbatimin e reformës në drejtësi”,- u shpreh ministrja.

Ndërsa duke u ndalur tek rezultatet konkrete, përgjatë 1 viti ministrja tha se janë marrë 296 masa administrative, që janë masa të cilat jepen institucioneve për përmirësimin e veprimtarisë së tyre dhe  445 masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të administratës, të gjetur në shkelje ligjore dhe afera korruptive, nga të cilët 33% janë për pozicione në nivel drejtues.

“Nga këto masa disiplinore vlen të theksoj se 102 prej tyre janë largime nga puna. Ndërsa 36 punonjës janë kallëzuar penalisht pranë organeve të Prokurorisë, pasi kanë qenë të dyshuar për veprat penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës”, vijoi ministrja.

Ministrja Gjonaj është shprehur se lufta kundër korrupsionit është një nga sfidat më të rëndësishme për qeverinë, rezultatet e së cilës impaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve e në të njëjtën kohë edhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit, sikurse edhe rruga e vetme prej nga kalon procesi i integrimit të vendit në familjen e madhe europiane.

Janë pikërisht këto arsye madhore, sipas ministers Gjonaj që e kanë shndërruar luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor në një betejë të detyrueshme për t’u fituar dhe në një objektiv real të Qeverisë Shqiptare.

a.çupaj

Next Post
FOTO/ Pas PD-LSI, edhe PDIU çon kandidaten për deputete në ballë të protestës

FOTO/ Pas PD-LSI, edhe PDIU çon kandidaten për deputete në ballë të protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In